Gjermania pranon se Ballkani i Hapur synonte izolimin e Kosovës/ Berisha: Pashiqin e Tiranës e përkrahin vetëm se i lëpihet Vuçiçit

Saturday, 14 September 2024 21:25
 

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se, Gjermania e pranon se projekti i Ballkanit të Hapur, izolonte Kosovën. 

‘Pashiqin e Tiranës e përkrahin vetëm se i lëpihet Vuçiçit’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij. 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miq, dje i dërguari i posaçëm për rajonin i qeverisë gjermane, zoti Sarrazin, deklaroi pikërisht atë që opozita kishte deklaruar me dhjetëra e qindra herë, atë për të cilën opozita kishte protestuar, deklaroi se Ballkani i Hapur kishte synim izolimin e Kosovës.

Ky është Pashiqi i Tiranës, Pashiqi shqipfolës i Tiranës, të cilin e përkrahin vetëm e vetëm se i lëpihet Vuçiçit.

E përkrahin kudo, vetëm e vetëm se është një jesmen që padit Kosovën, qeverinë dhe autoritetet e saj.

Që vendos sanksione ndaj vendit vëlla.

Të dashur miq, me këtë politikë, Edi Rama ka garantuar pa diskutim mbështetje.

Por unë përsëri u deklaroj partnerëve të Shqipërisë dhe rajonit se kjo politikë qëndron absolutisht si shkak themelor i bllokimit të procesit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë gjatë 11 viteve.

Ideja se Edi Ramën e kemi me vete, ndërkohë që ai është me Vuçiçin dhe kundër Kosovës, është një ide bllokatore.

Është një qëndrim bllokues tërësisht për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Kjo ide ka sjellë në vetvete inkurajimin e Putinit të vogël në Beograd, paraqitjen para Brukselit, Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Parisit të Aleksandër Vuçiçit, mentorit të Bjellivukut, si një njeri që po moderohet. Si një njeri që edhe shqiptari, antishqiptari apo Pashiqi i Tiranës, thotë llafe të mira për të.

Dhe solli në një mënyrë apo në një tjetër demonizimin e viktimës, demonizimin e Kosovës, të drejtuar qoftë nga kryeministrat para Albin Kurtit, dhe së fundmi nga Albin Kurti.

Solli përpjekjet e fshehta të Tiranës dhe Beogradit për ndarjen e Kosovës, duke besuar dhe shpresuar se do të bindin për këtë diplomatë perëndimorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...