“E paimagjinueshme që sot do t’i jepnim lamtumirën e fundit”- Homazhet për Gerti Bogdanin, Meta: Është moment i rëndë për të gjithë

E Enjte, 19 September 2024 13:17
 
 

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në nder të Gerti Bogdanit në Parlamentin e Shqipërisë.

 

Meta u shpreh se “ishte e paimagjinueshme që sot do ti jepnim lamtumirën e fundit”, duke u shprehur se ish-deputeti ishte shembull për të gjithë.

Ilir Meta: Ishte e paimagjinueshme që sot do ti jepnim lamtumirën  e fundit një personaliteti të njohur publik, nga një familje shumë e njohur dhe me vlera e tradita të Tiranës. Ishte një model i të rinjve të shkolluar që u kthyen në vend,  që dhanë kontribut në jetën publike.

Po kështu unë kam pasur kënaqësinë ta njohe edhe si kryeparlamentar dhe në detyrën e deputetit, përveç edhe shumë raporteve të tjera shoqërore e personale. Është moment i rëndë për të gjithë, kjo pjesëmarrje tregon tronditjen e opinionit për një ndarje kaq të befasueshme dhe shokuese, por të gjithë janë këtu sepse vlerësojnë kontributin e tij, veprat e mira që ka lënë, modelin emirë, si edhe kujtimet e bukura. Jemi pranë familjes së tij në këto moment, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve,. I përjetshëm kujtimi i Gertit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...