Berisha: Revolta popullore kur shkelmohet vota, legjitime për të shpëtuar një shoqëri dhe një komb

Tuesday, 01 October 2024 22:11
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te protesta kombëtare e opozitës në 7 tetor në orën 18:00.

Nga ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se ‘revolta popullore kur shkelmohet vota është legjitime për të shpëtuar një shoqëri dhe një komb’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. 

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë juve, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare e misionarë të kauzës së drejtë të qytetarëve shqiptarë.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të platformës së fjalës së lirë që përcjellin çdo natë të vërtetat në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Të dashur miq, të dashur qytetare dhe qytetarë, 7 tetori po afron si dita e fuqisë së sovranit, si dita e guximit të forcave demokratike, si dita e betejës kundër mafies shqiptare më të rrezikshme në rajon dhe në Europë me në krye Edi Ramën, si dita e shpresës së madhe të shqiptarëve, si dita e shpirtit të pamposhtur të këtij kombi që do të faktojë me 7 tetor se ai nuk pranon kurrë regjimin e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë që të votojnë të lirë si qytetarë europianë.

Dita e 7 tetorit është dita në të cilën çdo shqiptar ka rastin të ngrihet në lartësinë e qytetarëve të Parisit, Londrës, Athinës, Berlinit, kundër padrejtësive dhe për votën e lirë.

Revolta popullore kur shkelmohet vota është legjitime.

Është morale.

Është jetike.

Është vendimtare për të shpëtuar një shoqëri dhe një komb.

Ndaj dhe të nisim betejën tonë të pandërprerë, të pandalshme gjer në fitore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...