Paketa e maleve/ Berisha: Rama po shkon si hajdut për të ngjallur armiqësi dhe vëllavrasje pasi kërkon të shpallë poseduesit si pronarë

Tuesday, 08 October 2024 22:14
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te plani ogurzi i Edi Ramës për të dhënë me 1 euro tokat në malet e Shqipërisë, duke e quajtur ‘paketa e maleve’.

‘Rama po shkon si hajdut për të ngjallur armiqësi dhe vëllavrasje pasi kërkon të shpallë poseduesit si pronarë’, theskoi Berisha gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Të dashur miq, përsëri kreu i krimit, në një aktet e para sapo erdhi në pushtet, anuloi ligjin në të cilin investimet në zona malore liheshin 8 vite pa taksa. 

Dhe ai duke i parë këta banorë si armiq, e hoqi menjëherë këtë.

Investimet e tij në zonat malore nuk bëhen jo sa tuneli i Llogarasë, kurrën e kurrës, por as sa ka vjedhur ai në tunelin e Llogarasë.

Pas 11 vitesh, kryehajduti u kujtua paketën e maleve.

Dhe përsëri po shkon si hajdut sepse për të ngjallur armiqësi, kërkon të shpallë poseduesit pronarë.

Edi Rama, mos fut vëllavrasjen, larg duart.

Toka ka çmimin e tregut.

Toka ka çmimin e tregut.

Nuk je ti pronar i tokës së të tjerëve për pazaret e tua.

Hiq dorë!

U them atyre që duan të investojnë se 8 vite do i kenë të garantuara, por pronën e tjetrit mos e prekni.

Larg duart nga prona e tjetrit.

Nuk jemi shteti i hajdutëve, nuk jemi shteti i bandave, por jemi shtet i ligjit, i të drejtës dhe do ecim gjer në fund si të tillë.

Edhe njëherë një përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve të kësaj platforme që me fjalën e lirë i kallin datën Edi Ramës.

Përshëndetje atyre që morën pjesë në cunamin e mosbindjes civile.

Parlamentarëve që ia nisën të parët betejën Edi Ramës dhe narkoparlamentit.

Beteja të ardhshme së shpejti na presin, na ftojnë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...