Berisha flet për median italiane: Pakti Romë-Tiranë ka probleme serioze ligjore! Rama është kampion i blofit

Saturday, 19 October 2024 14:52
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për median italiane në lidhje me paktin mes Italisë dhe Shqipërisë për qendrat e refugjatëve.

Berisha tha për ‘La Presse’ se marrëveshja Romë-Tiranë ka probleme serioze ligjore. 

Sipas tij, Edi Rama është kampion i blofit dhe do të mbrohet duke thënë se kjo nuk ka lidhje me vendin e tij.

“Unë e kam kundërshtuar këtë marrëveshje që në fillim për arsyen kryesore dhe të vetme: problemet e pamohueshme ligjore që lindin në raste të ngjashme, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Vendimi i Gjykatës së Romës është padyshim një problem serioz”, tha kreu i Partisë Demokratike Shqiptare për ‘La Presse’.

“Për sa i përket pasojave të këtij vendimi për Edi Ramën, ky i fundit është aktualisht kampion i blofit në Europë dhe më gjerë. Tani do të mbrohet dhe do të thotë se kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me Italinë”, shtoi Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...