Burgosja e opozitës - Berisha në intervistën për Rai3, 'Il Cavallo e la Torre': Ne jemi në një regjim diktatorial

Premte, 08 November 2024 17:08
 

Kreu i opozitës Sali Brisha ka thënë një intervistë për kanalin italian Rai3. Ai ka komentuar gjendjen e opozitës në Shqipëri por edhe marrëveshjen e Melonit me kreun e qeverisë shqiptare për emigrantët. 

Biseda: 

Gazetari: Ju çdo ditë dilni në ballkon dhe flisni me përkrahësit tuaj. Aktualisht ndodheni në arrest shtëpiak.

Berisha: Unë vazhdoj betejën time për vlerat në të cilat besoj, për parimet që mbroj. Kauza është e drejtë.

Gazetari: Sipas ligjit shqiptar, a mund ta jepni këtë intervistë?

Berisha: Sipas ligjit shqiptar, po; sipas vendimeve të skllevërve të Edi Ramës, jo.

Berisha: Marrëveshja ‘Meloni-Rama’ nuk ishte e pranueshme për ne.

Gazetari: Po flisni për marrëveshjen për të huajt në veri të Shqipërisë?

Image

Berisha: Po, për këtë.

Gazetari: Jeni kundër kësaj marrëveshjeje?

Berisha: Ne kemi qenë gjithmonë kundër për një arsye të vetme: të drejtat e njeriut! Kjo ka qenë marrëveshja më e fshehtë pas Luftës së Dytë Botërore që kam parë ndonjëherë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë e mësoi nga TV. Ai ishte në një konferencë kur gazetarët e pyetën dhe ai nuk dinte asgjë.

Gazetari: Giorgia Meloni po ndjek një politikë të eksternalizimit të kufijve.

Berisha: Absolutisht nuk mendoj se kjo është zgjidhja: të jemi një rezervuar për emigrantët që shkojnë në vendet europiane nuk mund të pranohet.

Gazetari: A mund t’ju pyes, ju personalisht çfarë marrëdhënie keni me Giorgia Melonin?

Berisha: E kam admiruar Melonin si një “makinë” të jashtëzakonshme elektorale. Ajo ka qenë një fenomen elektoral. U bë violina e parë e politikës italiane.

Gazetari: Por ka lindur një miqësi e madhe mes Melonit dhe Edi Ramës?

Image

Berisha: Edi Rama është një bluffist, ai tha se nuk humb asgjë. Tha se gjithçka është italiane, sepse ai e dinte se do të kishte një problem të gjatë nga këndvështrimi i marrëdhënieve publike, mediave dhe organizatave për të drejtat e njeriut. Ai e dinte këtë dhe donte të bënte sikur nuk kishte asnjë lidhje me këto probleme.

Gazetari: Pra, ai po ia heq përgjegjësinë vetes dhe ia kalon Giorgia Melonit?

Berisha: Po!

Gazetari: Por atëherë pse Giorgia Meloni u hodh në këtë ide të dy qendrave në Shqipëri?

Berisha: Nuk e di dhe nuk e kam kuptuar këtë gjë, sepse Meloni bëri këtë marrëveshje shumë të rëndësishme në Europë.

Gazetari: Dhe Edi Rama pse e bëri?

Berisha: Rama bën gjithçka për të forcuar pushtetin e tij.

Gazetari: Për arsye të zgjedhjeve?

Berisha: Për arsye të zgjedhjeve, Rama ka kryer dhe krime të rënda.

Gazetari në protestë: Përkrahësit e Sali Berishës kanë bllokuar rrugën që të çon nga Tirana në Durrës. Ata protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha: Ne jemi në një regjim diktatorial. Qeveria kontrollon vullnetin e qytetarëve me mjete të ndryshme. Ne do të luftojmë me të gjitha forcat tona që shqiptarët të kenë të drejtën të votojnë si qytetarë të lirë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...