Vrasja e Martinit/ Berisha denoncon skandalin: SKAP-istët fshehin kriminelin

Tuesday, 26 November 2024 16:42
 

Ka marrë të tjera përmasa të rënda vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Prej ditësh është paralajmëruar se në vrasjen e tij është përfshirë një person i dytë.

Por tani raportohet se ky person është djali i një hetuesi të BKH, kurse nëna e tij punon në SPAK.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një denoncim me këtë rast, duke thënë se SPAK po fsheh krimin.

POSTIMI I PLOTË

SKAP-istët fshehin kriminelin!

SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit.

Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it.

Kërkojnë të mbyllin çështjen vetëm me Marion si autor i vrasjes së Martinit.

Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhitalë!

* Përshëndetje Dr. Berisha. Të dy prindërit e të miturit të dytë të dyshuar për vrasjen e minorenit janë punonjës të SPAK-ut të Partise…  E ëma sekretare në SKAP, babai Maksim Bejkaj është agjent i Dumanit ndaj dhe fshehin aktin e tij kriminal.

* Përshëndetje Dr. Policia fsheh personin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martinit dhe plagosjen e rëndë të Luizit. Ai është nxënësi K.B., i ati i tij është oficer i BKH. Kurse burri që ka ngritur për krahësh Martinin para se ta sulmonin me thikë është babai i Marios, por për shkak të lidhjeve me partinë dhe pozicionin që ka, hetuesit e fshehin.

* Mirëmbrëma Dr. Luizi është në gjendje të rëndë, ka marrë gjashtë thika nga vrasësit e e Martinit, kurse Marion i ati i “thjeshtë” e mban për një gërvishtje prej një jave në spital privat.

* Përshëndetje Doktor: Skandal shtetëror, në vrasjen e 14- vjeçarit dhe plagosjen e rëndë të shokut të tij ka qenë edhe një person i tretë, i cili quhet Kledjon Bekaj, policia e nipit të Enverit dje doli me një deklaratë zyrtare që nuk është i përfshirë personi që përmendet në media, nga i ati i të plagosurit, por në fakt jo që ka qenë i përfshirë, por edhe personi kryesor që ka bërë masakrën, por ky emër jo pa qëllim nuk është në dosjen e policisë apo prokurorisë: Kledjoni është djali i Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe është specialiste e regjistrave të statistikave në prokurorinë e posaçme, ja pra kjo është drejtësia e re dhe policia e rilindjes!

SHËNIM: Qytetarët dixhitalë kanë dërguar fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes. Duke i falenderuar për dërgimin e tyre, për shkak të privatësisë nuk po i publikoj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...