Nga Tedi Blushi:
𝐏𝐞̈𝐫 𝐊𝐮𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐤𝐲 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ "𝐃𝐢𝐦𝐫𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭" 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐍𝐚𝐫𝐤𝐨𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐯𝐢𝐭𝐢 𝐢 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ "𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐫 𝐬𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐭" 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐧𝐞̈ "𝐏𝐫𝐚𝐧𝐯𝐞𝐫𝐞̈" 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐞. 🇦🇱
Shumë i lumtur, që në Ditën e Çlirimit, të takoja sot në Kukësin fisnik, drejtuesit e mrekullueshëm, qëndrestarë dhe patriotë të strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë në të gjithë Qarkun.
Mirënjohje me përulje për të gjitha sakrificat dhe angazhimin e palodhur të tyre si edhe të çdo anëtari të Partisë së Lirisë në Kukës, Tropojë e Has, për zgjerimin tonë të pandalshëm dhe për vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona madhore për 4 milion shqiptarë plus.
Edhe pse në një ditë feste, Kukësi ishte sot si përherë pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm, me rrugë të bllokuara nga moti i keq, me infrastrukturë të amortizuar, totalisht i braktisur dhe në harresë nga pushteti qendror e lokal i "Rilindjes" që si fokus të vetëm ka zhvatjet e përbindshme të taksave dhe jo shërbimin me dinjitet ndaj qytetarëve.
Ndamë bindjen se vetëm përshkallëzimi i aksionin tonë opozitar, protestat e fuqishme, mosbindja civile dhe takimet derë më derë në çdo shtëpi, në çdo lagje të Kukësit, Tropojës e Hasit dhe në çdo fshat të këtij Qarku do t'i shkurtojë ditët Narkoshtetit që e ka shpopulluar dramatikisht dhe ka varfëruar në ekstrem këtë trevë patriotike, simbol të qëndresës e vlerave kombëtare dhe me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim.
Një falenderim të veçantë për Kryetarin e Partisë së Kukësit, Z. Halim Peca, për mikpritjen, kujdesin e dëshmuar për organizimin e këtij takimi dhe për kontributet e vyera ndër vite për fuqizimin e strukturave tona.