Personazhet e shoqërisë civile/ Shehaj: Kanë interes për të përçarë votën e opozitës, të hetohen se nga kush financohen!

Premte, 29 November 2024 17:49
 

Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ngre pikëpyetja të mëdha mbi personazhet e shoqërisë civile, që duan të hyjnë në politikë me pretendimin, sipas saj për të rrëzuar Edi Ramën.

E ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv përmes një lidhje Skype, Shehaj tha se më shumë se sa hyrja në politikë, atyre u intereson më shumë të përçajnë votën e opozitës, pasi duke përllogaritur votat që duhen për të marrë mandat deputeti e kanë të pamundur të sigurojnë më shumë se një. 

Sipas Shehajt, pavarësisht se atyre u jepet shumë zë mediatik, ata nuk janë në gjendje të artikulojnë asgjë politikisht.

Ajo çfarë nevojitet, thekson Shehaj, është fakti që duhet zhdukur kjo qeveri e kriminalizuar pasi është futur në çdo sektor të shoqërisë duke prodhuar jo inteligjentë, por kontigjentë krimi.

Sipas Shehajt këta ‘pseudo shoqëri civile’ duhen hetuar se nga finacohen dhe kush ua siguron të ardhurat.

Ne kemi një kohë të caktuar elektorale, që të jesh fitues duhet të kësh masivitet votash dhe ketë e ka PD e lidershipi i saj, Sali Berisha. Këto parti të vogla me këtë kod, e dinë shumë mirë që nuk marrin, max 1 mandat, do e mundin Ramën me një mandat? Kemi zgjedhur tësjetojmë kundër një drejtuesi që drejtion këtë strukturqë kriminale, është shumë e vështirë në këtë vend të gjesh zë, edhe në media. Këta janë njerëz që marrin shunmë zë e nuk thonë e asgjë.

Kur ti je një shoqëëri në krizë dhe e kriminalizuar është shumë e pamundur të marrësh kritika. Unë s’dal e them që njoh këtë, e s’po flas.. në asnjë moment unë se barazoj apo përafroj e të merrem me opozita. Ne jemi shoqeri e kriminalizuar e nuk e di se si policia mbron dhunuesin. Ti ke kriminalizim te adoleshentët. S’ke ilaçe te onkologjiku, ku kanë vajtur fondet e lekët e tenderave.

Edhe 1 mandat tjetër Rama, këtu është strukturë kriminale që ka shkuar deri te roja e ministrisë e gjimnazistët. Ne prodhojmë kontigjentë në shkolla. Si mundet këto parti të përçajnë votën opozitare e s’ia dalin dot të marrin mandat për të hequr këtë kancer të shoqërisë…këta janë parti që e dinë se kjo shqoëri jemi në ditët më të zeza e po nuk ndryshuam do ikim për dreq…

Ajo çka duhet t’u themi shqiptarëve, duhet të zgjedhin atë që mund të zhdukë kancerin e shoqërisë sonë dhe të zhdukim jo makiazhin e opozitës por të Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...