Berisha: PD s'do t’i njohë gjykimet për Beqajn, Veliajn e të tjerët. S'mund të dënohen për mijëra euro, kur kanë vjedhur qindra milionë euro

Saturday, 07 December 2024 17:05
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se PD nuk do t’i njohë gjykimet ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj e zyrtarëve të tjerë, të kapur në abuzim.

Këtë Berisha e bëri të qartë, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, ku ndër të tjera tha se ëhstë e papranueshme që të dënohen për mijëra euro, kur në të vërtetë Beqja, Veliaj e të tjerë, kanë abuzuar me qindra milionë euro.

Si rastin më flagrant, Berisha solii, mësymjen e SPAK në banesën e kryebashkiakut Veliaj dhe kontrollet në pronat e familjarëve të tij.

Keni shumë të drejtë pyetjen. A ka gjë më cinike për të mos përdorur epitete të tjera se të marrësh në ndjekje penale Ilir Beqajn, për 120 mijë euro të BE-së që ka përdorur në restorantin e tij, si dreka dhe darka dhe ta falësh atë, për 100 milionë euro të sterilizimit, me të cilin shqiptarët paguan sterilizimin e çdo seti, çdo pakete 83 herë më shumë. Për shkak të të cilit, çdo vit, minimumi 1 mijë shqiptarë mbeteshin pa operuar sepse spitalet nuk i blinin dot setet e sterilizuara.

Ilir Beqaj, Manastirliu dhe Edi Rama nuk u hyri ferra në këmbë. Sepse kur u zbulua se ishte rritur çmimi i sterilizimeve 83 herë, Manastirliu nuk e mbajti dot këtë informacion dhe ja dërgoi Edi Ramës i cili në fakt ishte përfituesi kryesor. Çfarë bëri Edi Rama dhe ai i tha, rri e mos u merr me të. Ajo duhej të merrej, se kë një ligj që thotë, se shkelja e ligjit duhet të denoncohet, por i thotë mos u merr me të.

Është kjo fjalë që shfajësoi plotësisht Beqajn, Manastirliun sepse është Edi Rama. Çfarë doli në emisionin e fundit investigativ, në Plug. Çfarë tregonin gazetarët a hetuesit aty. Ata tregonin se paratë rreth 100 mln euro, të plaçkitur nga Rrjepaj, Rrapaj dhe Beqaj, shpërndaheshin njëlloj si paratë në inceneratorin e Elbasanit.

Një kompani x, 10 mln. Një tjetër kompani 20 mln. Të gjithë ishin kompani të zyrtarëve të vendosur me emra të tjerë. Ndaj dhe Altin Dumani merr Beqajn për 120 mijë euro dhe fal Beqajn për 100 mln euro. Padiskutim se kjo merr fund.

Çfarë po ndodh me Erion Veliaj? Shikoni, janë zhdukur 130 euro. Në fakt 200 se sot asnjëri nga 3 inceneratorët nuk punon, por me të tre inceneratorët janë shpenzuar 200 mln euro nga buxheti.

Por unë po marr Tiranën. 130 mln. E kuptoni ju se ç’po heton Dumani. Dumani po heton pasuritë e Ajola Xoxës, e Velicës, dhe të Erion Veliajt. Po bën hetim të thelluar pasuror dhe nuk heton 130 mln euro të zhdukura. Duhej të ishte i përfunduar inceneratori. Duhej të inagurohej në dhjetor inceneratori dhe inceneratori nuk ekziston as gjurmë.

Erion Veliaj, përveç se ka firmosur duke gënjyer se Këshilli bashkiak ka miratuar vendimin që të paguajë bashkia, shpenzimet për plehrat, 29 euro për ton, Erion Veliaj duke transferuar paratë në kontot e tij dhe Ramës, ka bërë sikur inceneratori po ndërtohet në një kohë që aty nuk është vendosur një tullë.

Sa ka marrë Lubi Balluku për këtë, ajo e di vetë. Se ajo ka pasur bashkë me Erionin komisionin mbikëqyrës të ndërtimit të djegësit.

Nuk do ti pranojë kurrë PD këto gjykime.

Dëgjoni dhe njëherë. Ka 1 vit që hetohet Veliaj dhe Velica dhe u katandis kokoshi në thelë, i marrim telefonin, po i kontrollojmë telefonin Ajola Xoxës, Velicës.

Këto janë mënyra se si të mbrojnë krimin.

Modifikuar më Saturday, 07 December 2024 17:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...