PS mbylli parlamentin për ti mbyllur gojën opozitës, Berisha flet jashtë: Kjo ndodh kur parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies

E Enjte, 29 May 2025 12:47

Pas përfundimit të seancës në Kuvend, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër sjelljen e shumicës parlamentare, duke e cilësuar atë si një "bodrum të mafies".

Ai akuzoi se parlamenti nuk respekton asnjë rregull, ligj, apo Kushtetutë, dhe se është përdorur si një dyqan privat i partisë në pushtet.

Berisha theksoi se pas një "farse elektorale të paprecedent", shumica parlamentare ka ikur pa u dhënë mundësi opozitës për të paraqitur faktet dhe argumentet për zhvillimet e datës 11 maj.

Ai shtoi gjithashtu se ishte më e ndershme që të vinin në Kuvend "bosët e karteleve", pasi ata janë më të sinqertë në krahasim me shërbëtorët e tyre në politikë.

 

Pjesë nga deklarata:

 

Kjo ndodh kur parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies.

Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as Kushtetutën, as ligjet.

Parlamenti përdoret si një dyqan privat i partisë së krimit dhe kjo ishte një seance nga më të turpshmet ku pas një farse elektorale të paprecedent, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës për atë çfarë ndodhi më 11 Maj, këta ia mbathin brenda disa minutash.

Ja shiheni, ikin, ikin.

Dhe ua thashë edhe në parlament, ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se sa këta.

Se ata janë të vërtetë, kurse këta janë thjesht shërbëtorë ët tyre.

Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët, vendosmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë.