Pse Edi Rama nuk e padit Fox News për 'Ramaduron'?

Tuesday, 24 June 2025 17:08

Nga Bledian Koka     24/06/2025

 

Në 25 Qershor 2019, Edi Rama nisi betejën ligjore në Gjermani ndaj gazetarit të revistës Bild, Piter Tiede për cënim të imazhit pas publikimeve të përgjimeve të prokurorisë të dosjes së famshme “184”. Në këto përgjime Edi Rama dëgjohej duke folur me drejtues të policisë lokale të Dibrës dhe përfaqësues të lartë politik të PS-së, përgjime të cilat në thelb tregonin makinerinë shtetërore për të tjetërsuar vullnetin e votuesve të Dibrës në zgjedhjet e pjesshme lokale “Post-Shukri”! Sot 6 vite më pas Edi Rama është në të njëjtën situatë. Madje akoma më shumë, media prestigjoze amerikane (shumë e afërt me administratën Trump) publikoi një analizë të ambasadorit Agim Nesho me titull “Njihuni me Ramaduro: Armiku i Trumpizmit, autokrati euro-progresiv i trajnuar nga Soros”. 

 

Në një vend ku kryeministri të padit për një postim, një aludim apo edhe një emoji, lind pyetja legjitime: Si është e mundur që Edi Rama nuk e padit ambasadorin Agim Nesho apo Fox News, një prej mediave më të mëdha amerikane, që e krahasoi atë me Nicolás Maduron? Jo vetëm kaq, artikulli i publikuar në FoxNews me firëm të ambasadorit Nesho e pagëzoi zyrtarisght Edi Ramën“Ramaduro”, një përzierje midis një piktori post-modern dhe një autokrati të Amerikës Latine.

Artikulli që ka bërë xhiron e opinionit konservator në SHBA, me firmën e ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, thotë hapur se Rama është një “autokrat progresiv i Sorosit”, “armik i Trumpizmit” dhe simbol i një demokracie të deformuar. 

Dhe Rama? As edhe një status, as një ironi, as një paditje.

E vërteta ëstë që në SHBA, drejtësia nuk është “projekt i qeverisë”, drejtësia atje nuk funksionon si në Tiranë. Nuk ke gjykatë që të ngre moralin me “vendim të formës së prerë”. Atje, edhe nëse padit Fox News, e para gjë që të thotë gjykatësi është: “Zoti Rama, opinionet politike nuk janë shpifje. A jeni të sigurt që doni të vazhdoni këtë proces?”. 

Që artikulli i Agim Neshos me vulën e fortë të Fox News ishte gjëja e fundit që i duhej Edi Ramës në SHBA, kjo ësht pak po e sigurtë. Shikoni sesi në vend të reagimin personal, Edi Rama i ka turrur Ambasadorit Nesho të gjithë enturazhin e tij mediatik nga portali online i Top Channel e deri tek Gazeta Tema! Në një lëvizje të sforcuar editorial, Top Channel publikoi në portalin e vet një artikull me titull “Kur Opinioni maskohet si lajm: Rasti i Agim Neshos në Fox News që nuk përfaqëson pozicionin e medias amerikane, por qëndrimet politike të një militanti të opozitës”. Çuditërisht ky “sforcim editorial” i Top Channel kundër artikulli të ambasadorit Agim Nesho në Fox News erdhi pak ditë pasi pronarët e Top Channel u “bekuan” nga Edi Rama më privilegjet e “investitorit strategjik” që u mundoëson atyre ndërtimin e një kulle në zemër të kodrave të liqenit. Cilësimi i Agim Neshos në këtë artikull si “militant politik” i opozitës nuk është një ofezë për të, por thjeshtë tregues i frustrimit të fortë të Edi Ramës për ato pak zëra të ndershëm të këtij vendin të cilët ai nuk ka aq para sa ti blejë! 

Paditja nuk vlen në një vend si Amerika ku fjala është më e lirë se flamuri, dhe gjykata nuk ka një buton ‘mute’ për të vërtetën. Prandaj, heshtja e Ramës nuk është thjesht taktikë. Është pranim. Një goditje mu në zemër të fuqisë së tij të vërtetë që është propaganda. Propagandë të cilën në Shqipëri e blen, por si duket në SHBA nuk e shet dot! Sulmi i orkestruar nga Edi Rama për ta diskretituar shkrimin e Ambasadorit Nesho në Fox News si një “opinion personal”, është pikërisht konfirmimi se publikimi në SHBA ishte një goditje që “Ramaduro” i Shqipërisë nuk e priste. Edi Rama e di mirë se artikulli i Ambasador Nesho është një memo e cila ka përfunduar në çdo tryezë konservatore të vendimarjes aktuale në SHBA! Dhe sigurisht që ai nuk ka ndërmend të bëjë padi ndaj Agim Neshos, e aq më pak ndaj Fox News. Për momentin shqetësimi i tij vetëm duket se është ekzekutimi i artikullit të Ambasadorit në Shqipëri, përmes “vrasëseve publike” të tij me pagesë. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...