SPAK e izoloi 20 muaj në burg politik, Malltezi: Hetimi ekspozon kapjen e drejtësisë

Hënë, 07 July 2025 19:34

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e procesit gjyqësor të stisur ndaj tij, që sipas Malltezit është e diktuar politikisht nga Edi Rama.

 
Në një intervistë për emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, e para pas 20 muajsh izolim në shtëpi, Malltezi ka bërë publike shkakun e vërtetë të nisjes së hetimit ndaj tij.
 
Me detaje, Malltezi tregoi momentin e arrestimit të tij në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ deri në shoqërimin e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, nga persona të paidentifikuar dhe pa asnjë dokument që mund të tregonte arsyen e vërtetë të shoqërimit të tij.
 
“Ishte një gjë e stisur, mesa duket nga Edi Rama dhe personazhet prej tij. Donin të tmerronin opozitarët. Më erdhën 3-4 persona, nuk më treguan asnjë dokument. Më qeshën, më thanë do vish me ne.
 
U thashë, prezantohuni e tregoni dokument e më thanë jo. Ndërkohë po flisja me tim shoqe, i thashë se po më thonë të shkoj me ta erdhën si banditë, më morën celularët. Unë lusja qytetarët, ky është rrëmbim personi e më filmoni. Qytetarët ishin të frikësuar.
 
Më morën me makinë private, u kërkoja dokument, se është rrëmbim personi. S’guxonin të flisnin e më morën telefonin, më çuan në Drejtorinë e Policisë. Donin të më merrnin në pyetje e u thashë me çfarë tagri. Ishte një situatë tragjikomike. Urdhri politik merrte nota të shpërdorimit të detyrës e injorimit të ligjit”, tha Malltezi.

Malltezi theksoi se të gjitha pasuritë që sot i janë sekuestruar, i ka fituar në kohën që ka punuar për OKB-në.

 
“Mua më shpallën armik të PS. Dhe si armik të PS duhet të sulmohesha, Dhe jo vetëm kaq por duhet të më sekuestroheshin të gjitha pronat. Pra më shpallën kulak, armik i PS dhe më sekuestruan 25 llogari bankare dhe pasuri të mia, deri pasuri të blera, kur unë punoja për Kombet e Bashkuara. Unë sfidoj këdo gazetar që ka dinjitet dhe ka integritet, të shohin se cilit kriminel. Prokuroria ka arritur që ti vendosi masë arresti, dhe brenda ditës ke masë arresti dhe sekuestro të llogarive bankare, sekuestron të çfarë dolloj pasurie të mundshme dhe sekuestro të kompanive private në të njëjtën ditë.
 
Të gjitha pasuritë që janë mbledhur në sekuestro janë mbi 5 milionë euro. Vetë llogari bankare ishin 160 mijë. Por ishin pasuri të patundshme që i kemi vendosur që prej kohës që unë punoja për OKB. Kur këta kanë sekuestruar 5 milionë euro pasuri, bëj hesap për këtë garancinë pasurore 3 milionë lekë.
 
Ky hetim është 95-vjeçar, dhe është hera e parë që në Shqipëri bëhet hetim për pesë breza me radhë. Ka filluar hetimi qysh me kontratën e vitit 1995. Pra afro 90 vite më përpara. Në të cilin stërgjyshërit e mi blenë pronën, gjysmën e pronës nga Ramazan Deliu. Kjo kontratë është këtu, stërgjyshi është breznia e parë, më pas ka dalë vllai, motra i gjyshes, breznia e dytë. Pastaj prindërit e mi breznia e tretë. Pastaj unë breznia e katërt dhe e pesta fëmijët e mi. Pra unë ju ftoj se cilin kriminel ka hetuar SPAK-u në pesë brezni. Edhe gjatë kohës së komunizmit shkonin në tre brezni”, tha Malltezi.
 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...