Berisha: Edi Rama ka korruptuar gjer në rrënjë DHL-në, do u drejtohemi edhe gjykatave ndërkombëtare!

E mërkurë, 09 July 2025 20:52

Teksa e ka konsideruar një akt të turpshëm korruptimin e DHL nga Edi Rama për llogari të PAS për vjedhjen e votave të diasporës, lideri demokrat Sali Berisha paralajmëroi dërgimin e këtij skandali në gjykatat ndërkombëtare.

 
Në konferencën e mesjavës me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se DHL për reputacionin e saj botëror, nuk mund të bënte kurrë akte të tilla e të bëhej palë me PS për farsën elektorale.
 
“Edi Rama, PS, e cila ka korruptuar gjer në rrënjë DHL-në, sepse DHL për reputacionin e saj botëror nuk mund të bënte kurrë akte të tilla.
 
Dhe kjo nuk përfundon këtu.
 
Ne do përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë se ky është një turp i madh. ai është një gjigant, është posta nga më të mëdhatë dhe më të besuarat, por që në Shqipëri degradon në një seksion të blerë, të korruptuar, manipuluar fund e krye nga PS.
 
Urdhëroni çfarë shërbimi. I mban fletët e votimit 3 javë pa ia dorëzuar të zotit.
 
Ia dorëzon në ditët që nuk ka vlerë më.
 
Ka kryer vepër kriminale, ka kryer akt kriminal.
 
Kanë përjashtuar nga e drejta e votimit.
 
Ne njëherë po qartësojmë rrugët, kjo është e ka bërë bashkë me qeverinë kompania.
 
Kompania nuk hynte në këtë.
 
Këta kanë blerë përfaqësuesin lokal dhe seksionin lokal që ka shkelur kontratën dhe çdo gjë.
 
Ne rezervojmë shumë të drejta në këtë rast, qoftë kombëtare dhe ndërkombëtarë.
 
Ne do u drejtohemi gjykatës ndërkombëtare, do i drejtohemi OECD-së sepse ky përbën aktin nga më të turpshmit në historinë e një sipërmarrje ndërkombëtare.
 
Sipërmarrje serioze, ata janë gjigantë në këtë detyrë.
 
Por shikoni se ku e shtrin përtokë korrupsioni një gjigant ndërkombëtar. E shtrin përtokë dhe e turpëron.
 
Ka mekanizma të cilat qëndrojnë ndaj çdo lloj akti.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...