TË GRABISËSH GJININË/ Angazhimi kundër families i Edi Ramës

Tuesday, 16 September 2025 13:37

Në një postim në rrjetet sociale Luçiano Boçi denoncon përpjekjet e qeverisë për të ndryshuar konceptet themelore të familjes dhe gjinisë, duke i quajtur ato një mision të rrezikshëm të Edi Ramës. Boçi paralajmëron se relativizimi i burrit dhe gruas përbën sulmin më të rëndë ndaj identitetit, traditës dhe vetë qenies kombëtare.

Postimi i plotë nga Luçiano Boçi:

GRABISËSH GJININË

Edi Rama nuk heq dorë as nga Sorosi e axhenda e tij dhe as nga sulmi ndaj familjes.

Ndonëse këmbanat e përtej oqeanit dëgjohen fort, ai po nxiton.

Po nxiton të kryejë misionin për të cilin u mbështet, për të cilin e sollën në pushtet dhe në të cilin rri sot nën efektin e inercisë.

Tentativa e tij e dytë për të kaluar në parlament nenet e koncepteve përçudnuese, “prindi 1” dhe “prindi 2” në vend të “nënë” dhe “baba” tanimë të fshehur, duke zhdukur diferencën gjinore “burrë” e “grua”, duket se është ndër ato detyrimet pa kushte, që ai duhet t’i përmbyllë para se të ikë me rrokupujë.
Rama kërkon “t’i rrëmbejë”shqoqërisë gjininë.

Ky është projekt absurd që kërkon të fshijë konceptet më të shenjta të jetës sonë, prej të cilave burojnë kuptimet dhe përjetimet tona për botën.

Pas kanabizimit, kriminalizimit, dehumanizimit të shoqërisë, rrëzimit të shtyllave të sistemit demokratik, goditja e identitetit gjinor dhe familjar ngjan me mision të fundit të sharlatanit të fundit të kombit.

Kësaj here tentativa e tij është me dinake dhe hileqare, sepse poshtërsinë e tij e ndërkall në një ligj më kompleks, i cili brenda vetes ha dhe shumë debate të tjera.

E gjitha kjo është një sulm i hapur ndaj vlerave thelbësore dhe atyre parime të shenjta që qëndrojnë në themel të etnisë sonë, shoqërisë sonë e njerëzimit në tërësi.

Është sulm ndaj atij shkaku themelor që ruajti e trashëgoi ndër shekuj genin dhe arkitekturën tonë shpirtërore e emocionale.

Një sulm i tillë është një sulm ndaj ADN-së psiko-fiziologjike të thelbit dhe domethënies të vetë njeriut e identitetit gjinor.

Burrë e grua, nuk pranojnë relativizim dhe burokraci djallëzore.
Janë rrënjë gjaku, janë kujtesë e brendshme, janë lidhje shpirtërore që nuk shuhen.

Asnjë “reformë” e pështirë, asnjë modë politike e veshur pink, asnjë agjendë ndërkombëtare me Woke-izma, nuk mund të na diktojë që ne të harrojmë se kush jemi e as të harrojmë Zotin.

Familja shqiptare ka qëndruar e fortë, sepse gjithmonë ka pasur qartësinë gjinore dhe çdo gjë që ngrihet mbi te duke filluar nga nëna, babai, vëllai, motra, burri, gruaja e gjithçka që përfshin familjen.

Kjo nuk është një lojë fjalësh. Është një betejë për domethënien e njeriut, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për vetë qenien tonë si komb.

Nëse ne relativizojmë burrë e grua, atëherë kemi hapur portat e ferrit për fëmijët e shoqërinë tonë.

Mos mendoni se Apokalipsi midis nesh do të vij me kalorësit e hipur mbi kuajt mitikë të ngjyrosur siç e përshkruan Zanafilla.

Ata sot shfaqen hipur mbi ligje, formularë, reforma dhe fjalorë të sterilizuar.

E mos mendoni se kjo është vetëm luftë e opozitës.
Votat ajo sot nuk i ka, jo për fajin e vet.

Këtu do duket forca njëzore e një shoqërie që se paku nuk lejon të deformohet as në thelb e as në besim.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...