Nga MARIELA SHKURTA
Një ftesë të përgjithshme të SHBA-së për Bordin e Paqes për Gazën, Rama ua shet shqiptarëve si ftesë personale nga Presidenti Trump! Shqiptarët e kanë kuptuar prej kohësh cfarë “bufoni” është Rama dhe nuk u intereson më se ku shkon. Rama u ka shkatërruar shqiptarëve familjen dhe ëndrrat, dhe për shkat të qeverisjes së tij, Trump anulloi vizat e emigrimit, duke e rreshtuar Shqipërinë mes vendeve me korrupsion të lartë, pa shtet të së drejtës e pa zhvillim.
Fillimisht, në Bordin e Paqes për Gazën ftohen mbi 100 shtete anëtare të OKB-së për të qenë pjesë e diskutimeve për rindërtimin e Gazës. Thënë kjo, ftesa i shkon edhe Kryeministrit të Shqipërisë, si përfaqësues i një vendi anëtar të OKB-së. (Në vitin 2025, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përmes Rezolutës 2803, miratoi Planin Gjithëpërfshirës për Ndërprerjen e Konfliktit në Gaza, të paraqitur nga Presidenti Trump. Në këtë kuadër krijohet Bordi i Paqes dhe strukturat përgjegjëse për sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.)
Pyetja tjetër që ngrihet është: Çfarë lidhjeje ka me ndërtimin e Gazës një kryeministër që shkatërron vendin e tij, që dëbon shqiptarët, që bashkëpunon me kartelet e drogës, që u vjedh shqiptarëve zgjedhjet dhe funksionalitetin e lirë të të gjitha institucioneve?!
Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, është shuma marramendëse që duhet të paguajnë vendet që duan të jenë anëtare të përhershme të bordit. Sipas draft-statusit të siguruar nga Bloomberg, Trump u ka thënë vendeve që duan të bëhen pjesë e Bordit të tij të Paqes se do të duhet të paguajnë 1 miliard dollarë. Këtë shumë do ta kenë të vështirë ta sigurojnë edhe shtete si Franca e Gjermania, e jo më një vend i vjedhur si Shqipëria!
Rama mbase nuk e ka të vështirë, pasi për të rregulluar imazhin e tij të kalbur te ndërkombëtarët, por edhe për të mashtruar shqiptarët, është gati të shesë Shqipërinë, të cilën e konsideron si plaçkë të vetën sa herë t’i teket! Pyetja që kërkon përgjigje është: Kush e paguan këtë shumë parash për Ramën, droga apo Shqipëria? E gjitha kjo që ai t’u hedhë hi syve shqiptarëve, duke u hequr sikur është mik me administratën Trump, fokusi i së cilës është lufta ndaj korrupsionit, kartelave të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me ta — pa harruar këtu edhe çështjen McGonigal!








