Raporti i DASH/ Basha: E tha dhe Amerika zgjedhje të blera, qeveri e korruptuar...

Saturday, 21 Prill 2018 12:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të publikuar nga DASH sipas të cilit për vitin 2017 korrupsioni në Shqipëri rezulton i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.

 

 

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së tha se keto janë shqetësime të përcjella edhe më herët nga Partia Demokratike.

Sipas Bashës, raporti i DASH është “një pasqyrë e vërtetë e realitetit të trishtë të Shqipërisë”, duke u ndalur tek blerja e votës, drejtësia e kapur, qeveria e korruptuar, etj.

 

“Raporti është i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë. Për fat të keq është një pasqyrë e vërtetë e realitetit të trishtë të Shqipërisë, këtë herë i përcjellë nga SHBA. Janë disa shtylla kryesore ku ndalet raporti i DASH, si: zgjedhje të blera, qeveri e korruptuar, drejtësi e kapur, media të kapura, çdo kush mund t’i lexojë vetë këto gjetje. Flitet për arrestime, mbajtje të paligjshëm të qytetarëve në polici, kushte çnjerëzove në vendet e ndalimit, bllokim i emërimeve në drejtësi, emërime politike etj. këto janë shqetësime të ngritura edhe më herët nga PD”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Modifikuar më Saturday, 21 Prill 2018 12:52

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...