Deputeti i PD, Shehi: Jeta e të rinjve e pamundur, të marren masa para se vendi të shpopullohet

Tuesday, 24 Prill 2018 10:54

Deputeti Dashamir Shehi i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta, është shprehur se një nga plagët më të mëdha të vendit është ikja e rinisë shqiptare në emigracion, për shkak të mungesës së perspektivës në vendin e tyre.

Shehi në studion e emisionit “Opinion”, ka marrë si rast shembullin e një çifti të ri që punon në administratën shtetërore dhe duan të blejnë një apartament 1+1 në periferi të kryeqytetit. Ai tha se shteti duhet të marrë masa për të krijuar perspektivën në jetën e rinisë shqiptare që ajo nesër të mos marrë rrugët e Evropës për të kërkuar të ardhmen e saj.

“Bëjmë një llogari fare të thjeshtë, po marrim një burrë dhe një grua që punojnë në shtet. Marrin nga 400 mijë-600 mijë lekë, po i quaj një milionë lekë të vjetra. 70 metra katrorë në zonën më të humbur të Tiranës, në Kombinat, ja 50 mijë euro, pra një familje i duhen 16 vite që as mos të hanë dhe as mos të bëjnë asnjë gjë tjetër në mënyrë që të blejë shtëpi”, u shpreh Shehi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...