Denoncimi/ Drejtoresha e Ramës, 250 mijë lekë për të firmosur legalizimin

Tuesday, 24 Prill 2018 21:17

Një tjetër denoncim vjen nga “qytetari dixhital” te ish-kryeministri Sali Berisha, për drejtoreshën e Hipotekës në Sarandë.

Sipas denoncuesit, mesazhi i të cilit është publikuar në Facebook nga Berisha, drejtoresha mban peng dokumentet duke i kërkuar qytetarit 25 mijë lekë të reja për të firmosur.

Postimi i plotë i Berishës:

Qytetari dixhital akuzon:

Drejtoreshen dhe zv drejtorin e hipotekes se Sarandes si gjobvenes!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Doktor pershendetje, po na shkaterrohet jeta nga arroganca dhe korrupsioni ne zyrat e Hipotekes se Sarandes. Je i vetmi njeri i besushem ku mund te denoncojme se askush tjeter nuk ve dore edhe pse kemi derguar me dhjetra ankesa. Drejtoresha Jonida Abduli po na mban peng dokumentat ne zyre dhe nuk i firmos prej 17 ditesh edhe pse ka kaluar afati zyrtar pasi na kerkon ne zyre per te paguar tarifen e saj. Kete e mora vesh gjate pritjes aty pasi me tha nje tjeter person nga lagjia 1 e Sarandes i cili kishte mbaruar pune pasi i kishte dhene ne zyre 25 mije lek te reja drejtoreshes. Nuk mundem doktor te paguaj keto shifra se te ardhurat familjare si kam me shume se 45 mije ne muaj dhe kam femije per te rritur. Sekser i drejtoreshes eshte nje cun i ri i emeruar se fundmi si zevendes drejtor me mbiemer Duka qe ne cv nuk ka asnje dite pune vecse ka mirembajtur plazhe me shezlone e motora uji. Turp per faqe te zeze, lutem veni dore per kete monster te korupsionit ne sarande qe ka mbrojtjen direkte te Alket Hysenit. Lutem anonim doktor”

berisha.png

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 21:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...