Vasili: Mbron Tahirin dhe rrëmben kuksianët, Rama penguesi i integrimit

E mërkurë, 25 Prill 2018 14:41

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se është penguesi më i madh i rrugës së Shqipërisë në Bahskimin Evropian. “Mbrojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa arrestojnë natën protestuesit kuksianë. Cili shtet është ai që shkon dhe arreston njerëzit natën. Doli ambasadori amerikan dhe tha se kjo është e gabuar?  Këta i arrestojnë natën, si në kohën e sigurimit të shtetit”, tha Vasili.

Duke folur për negociatat  Vasili tha se kur në diskutim është integrimi i vendit në BE, nuk ka ndasi politike. Ai u shpreh se lutet që Brukseli të marrë një vendim në favor të Shqipërisë, duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.  “Unë lutem me gjithë zemër që negociatat të hapen për një arsye madhore. LSI e ka pasur integrimin e në ADN-në e vet, kemi bërë gjithçka për integrimin. Kushti ynë për të bërë aleancë me PS në 2013-ën ishin tre ligjet të cilat socialistët i bllokonin. Ky ka qenë kushti ynë i panegociueshëm”, tha ai.

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 15:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...