×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Tiranë/ Rama-Veliaj, leje djemve të Valentina Leskajt për 49 kulla

E Enjte, 26 Prill 2018 10:48

Kush jeton në Tiranë është bërë për të thënë çdo ditë "Zoti na ruajt"... Me një dyshe tipike klienteliste si kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, çdo interes publik dhe qytetar janë në plan të dytë ose nuk ekzistojnë fare.

Ajo që mund të duket vërtetë si një vendim i çmendur ka të ngjarë që të ndodhë.

Sado që mund të justifikohet me faktin e rritjes së kryeqytetit, ndërtimi i 49 kullave në reja në Tiranë është diçka përtej parashikimeve.

Firma që thuhet se ka marrë "lejen" për të ndërtuar në zonën e Laprakës, është në pronësi të djemve të ish-deputetes Valentina Leskajt, një prej drejtuesve kryesore socialiste, por që në zgjedhjet e fundit Rama e mënjanoi.

E duket se mënjanimi i saj nga qeverisja dhe kuvendi është shpërblyer me një leje për ndërtimin e një kompleksi në zonën e Laprakës, përkatësisht në zonën e doganës.

Lajmin për ndërtimin e këtij kompleksi me 49 kulla e ka dhënë vetë firma ‘Matrix’, e cila ka marrë lejen nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria që drejtohet nga Edi Rama.

Ndërtimi i një kompleksi të tillë, kërkon sigurisht edhe burime financiare të mëdha. Firma që ka marrë lejen për të bërë këtë ndërtim, që shkon në të paktën 100 milionë euro fitim, ka të ardhur shumë herë më të vogla se kaq.

Extrakt:

Kompania "Matrix sh.p.k." që do të zhvillojë këtë projekt, raportoi xhiro vjetore prej 79 milionë lekësh në vitin 2016, me një fitim vjetor prej vetëm 10 milionë lekë sipas të dhënave nga bilanci i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në vitin 2015, xhiroja e kompanisë ishte 127 milionë lekë dhe fitimi i raportuar 11 milionë lekë.

Një firmë me këtë bilanc nuk ka mundësi reale të ndërtojë një kompleks të tillë. Por, se ku do t'i marrë paratë ‘Matrix’ për ndërtimin e këtij kompleksi, kjo mbete për t'u parë./55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 11:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...