Veliaj nuk njeh gjykatat, si i përdor 6 këshilltarët pa mandat

E Enjte, 26 Prill 2018 13:51

Vendimet për shaktërrimin e të ardhmes së Tiranës, që parashikojnë betonizimin e “Parkut Rinia” dhe shembjen e Teatrit u morën sot në shkelje të ligjit. Erjon Veliaj për të arritur kuorumin, përdori 6 anëtarët e Këshillit Bashkiak të pezulluar me vendim të Gjykatës Administrative. Ky është një vendim i marrë që prej muajit shkurt i cili shpall nul vendimmarrjen e Veliajt për rritjen e çmimit të ujit dhe të gjitha vendimet e marra nga korriku i 2017-ës.

Ky vendim e ka lënë Partinë Socialiste dhe Erion Veliajn në Këshillin Bashkiak të Tiranës në minorancë.

Ditën e  sotme Këshilltarët e PD-së dhe të LSI-së braktisën mbledhjen, teksa thanë se Erion Veliaj nuk ka votat e mjaftueshme për të kaluar vendimet.

Vendimi i Parë: Betonizimi i Parkut te Taivani

Sot ishte parashikuar kalimi i vendimit për të betonizuar “Parkun Rinia”, që i lejon biznesit ndërtimin e lokaleve dhe qendrave tregëtare. Vendim ky që ligji parashikon të merret me 3/5 e votave në Këshill.  

dokumenti.png

Vendimi i dytë: Prishja e Teatrit Kombëtar

Pikë tjetër e nxehtë në rendin e ditës së sotme ishte ajo që kërkon përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat për marrveshje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat e Bashkisë së Tiranës. Kjo sipas këshilltarëve të opozitës bëhet për të përshpejtuar procedurat për tjetërsimin e hapësirave të Teatrit Kombëtar, duke ia kaluar një kompanie private.

teatriiii.png

 

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 14:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...