Vendimi politik i grupit parlamentar të CDU/CSU: Katër refuzimet e Berlinit zyrtar për Ramën

E Enjte, 26 Prill 2018 16:32

Zbardhet vendimi politik i deputetëve gjermanë që braktisën kryeministrin Edi Rama në darkën e shtruar nga ai në një nga restorantet më të shtrenjtë të Berlinit, “China Club”.

Arsyet? Së pari baltosja mediatike në Tiranë ndaj kolegut të tyre, Gunther Krichbaum, por edhe luksi i tepruar që po u impononte një kryeministër ballkanik.

Me vendim të Volker Kauder, asnjë deputet i partisë së Angela Merkelit, të cilës Rama iu servilos duke thënë se të takosh atë është si të takosh Papën, nuk do të ishte në darkë me Edi Ramën të martën më 24 prill.

Kryesia e Grupit Parlamentar CDU/ CSU u mblodh si rregullisht të hënën pasdite në Bundestag.

Një nga çështjet që diskutoi ishte edhe sulmi i mediatik plot fyerje e shpifje personale e familjare ndaj deputetit Krichbaum, i cili eshtë edhe kryetar i Komisionit për Europën.

Vendimi i kryetarit të Grupit, Volker Kauder, person shumë i afërt me Merkelin ishte i prerë: asnjë nga deputetët e grupit CDU/CSU nuk do të jetë në darkën e shtruar nga ambasada shqiptare në “China Club” me rastin e vizitës së kryeministrit.

Përzgjedhja e restorantit, ndër tre më të shtrenjtët në qytet, ishte komentuar me kritikë.

Në mbledhjen e kryesisë se grupit u vendosën edhe qendrimet që do të mbaheshin të mërkurën në dëgjesën me kryeministrin Rama. Për këto zhvillime raportoi edhe Albrecht Meier në gazetën “Der Tagesspiegel”.

Në shkrimin e ‘Taggesspiegel’ mes të tjerave thuhet se për shkak të sulmit të mediave pranë Ramës ndaj Gunther Krichbaum, një delegacion i unionit CDU/CSU anuloi vizitën e paralajmëruar në Tiranë në fillim të majit.

Situata vijoi e nderë edhe në vijim pas përfundimit të takimeve, pasi deputetët e CDU/CSU-së anuluan darkën e organizuar prej kryeministrit Rama në Berlin.

Kjo ishte goditja e katërt nga gjermanët për kryeministrin shqiptar, pas mesazheve të qarta për dorëzimin në duart e drejtësisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që po hetohet për trafik ndërkombëtar droge, deklaratës së Krichbaumit se është ende herët që Shqipëria të hapë negociatat, mesazhit të qartë të Merkelit se do mendoheshin javët në vijim për votën “Po” ose “Jo” ndaj Shqipërisë.

German Chancellor Angela Merkel attends a meeting of the CDU/CSU parliamentary group at the Bundestag in Berlin, Germany, November 20, 2017. REUTERS/Axel Schmid./Hashtag.al

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 16:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...