×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Petrit Vasili, Ramës: Ata që qeverisin hajdutërisht këtë vend, armiqtë e vërtetë

E Enjte, 26 Prill 2018 16:49

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetet sociale i është përgjigjur Kryeministrit Rama mbi idetë e tij se armiq imagjinarë nga jashtë janë duke e dëmtuar vendin dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Duke i quajtur idiotë të gjithë ata që kërkojnë të tillë armiq Vasili thotë se qeverisja e keqe dhe hajdutëria janë armiqtë e vërtetë.

“Vetëm idiotët kërkojnë armiq të jashtëm imagjinarë. Rreziku i vetëm dhe më i ligë për Shqipërinë janë ata, që qeverisin hajdutërisht këtë vend dhe që i bëjnë shqiptarët të mbeten pa bukë e në mjerim dhe të detyrohen të ikin nga Shqipëria që nga fëmijët e deri tek burrat e gratë e moshuara. Kujt nuk i dhemb për tragjedinë e mijëra fëmijëve e të rinjve shqiptarë nga 7 - 17 vjeç, që ikin mes rreziqeve të frikshme të rrugëve të botës, gjynahu iu ktheftë në mallkim”, shkruan Kryetari i Grupit Parlamentare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...