Tritan Shehu për Samitin historik të Koreve: Meritë e Presidentit Trump

Premte, 27 Prill 2018 14:16

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka komentuar takimin historik mes liderëve të dy shteteve të Gadishullit Korean. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale deputeti Shehu e ka konsideruar këtë ngjarje si një me ndikim të rëndësishëm në jetën e popullsive atje por edhe të paqes në përgjithësi.

“Pa dyshim kjo nuk ka ndodhur ne "rënie të lirë", për inerci apo për forcë zakoni”, ka shkruar deputeti Shehu duke ia atribuuar rolin kryesor politikave realiste të presidentit Trump.

Statusi i plotë

Bota mund te ndryshoje dhe aty ku duket e pamundur kur aplikohen politika realiste!

Kete e deshmon edhe vizita e sotme e udheheqesit komunist te Korese se Veriut Kim Jong-un ne Jug, takimi aty me Presidentin e asaj gjysme te Korese.

Jane keto zhvillime pozitive kohet e fundit, qe kane dale jashte cdo parashikimi, te jo shume me pare dhe qe mund te japin rezultate te shume pritura per ate popullsi dhe me gjere.

Pa dyshim kjo nuk ka ndodhur ne "renie te lire", per inerci apo per force zakoni.

Cfare ka ndodhur deri tashti e cfare pritet te ndodhe aty, lidhet direkt me politikat realiste e konkrete te koheve te fundit te ShBA e Presidentit Trump ne ate zone te komplikuar, eshte ne radhe te pare sukses e merite e tyre, qe duhet pershendetur.

Sic duket nga ajo qe po ndodh sot ne kufirin midis dy Koreve, si dhe nga disa zhvillime te fundit te atyshme, takimi i pritshem Trump- Jung ka shume premisa te kurrorezohet me sukses, ne dobi kjo te evitimit te perplasjeve, carmatimit berthamor, te paqes, bashkepunimit e te hapjes.

Ndryshimet pozitive nuk do te jene as te lehta e as te shpejta per popullin e Korese se Veriut, por ndodhite e fundit tregojne se cdo gje mund jete tashme e mundur.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 14:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...