Asambleja e PS-së qan hallet e PD-së

Saturday, 28 Prill 2018 12:09

Pasi u ka tërhequr vëmendjen ministrave pas publikimit të shifrave dhe rezultateve nga ana e tyre për punën e bërë në fusha të ndryshme, Rama nuk ka kursyer akuzat e tij ndaj opozitës.

Deklarata e Ramës

 “Opinionit publik mund t’i krijohet përshtypja duke na dëgjuar se të gjitha gjërat janë në rregull. Por jo, të gjitha gjërat nuk janë në rregull. Kemi bërë shumë dhe faktikisht i jemi përgjigjur me punët e bëra objektivave që kemi vendosur për këtë periudhë. Nga ana tjetër ne nuk jetojmë në një guackë të shkëputur nga realiteti dhe jemi të kërcënuar nga rreziku që të përceptohemi si të tillë nga njerëzit. Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën e bukës me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese dhe në fund të muajit njerëzit nuk i llogarisin shifrat dhe statistikat tona por shikojnë ekonominë e tyre familjare. Kjo do të thotë se duhet të jemi shumë më pranë me njerëzit dhe që të jemi mishërimi i ambicieve, shpresave dhe dhimbjeve të tyre. Nuk është e thjeshtë por është domosdoshme”.

Sipas tij, ‘jetojmë në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë’. “S’kemi opozitë, është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë por e bën më të vështirë. Një opozitë që nuk të sfidon në intelekt por që të sfidon fizikisht është një hata e madhe për sa i përket nevojë që ka çdo qeveri të jetë e sfiduar në intelekt. Ndërkohë që ne jemi zgjedhur për të çuar përpara alternativa, gjendemi në kushtet kur duhet të përfshihemi në një sport që s’ka lidhje me politikën por që as nuk njihen nga Federatat Ndërkombëtare. Një opozitë që ka në program të vetin shpifjen e sharjen është e rrezikshme për ne, jo për rezultatin e zgjedhjeve por për fuqinë tonë për t’u motivuar dhe bërë më të mirën”, tha kryeministri.

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 12:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...