×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Komisioni për ‘Tahirin’, opozita sot në Kuvend/ Ja 4 çështjet që do të diskutohen...

Tuesday, 01 May 2018 10:37

Opozita ka paralajmëruar se do të mbajë një qëndrim të fortë, për të vepruar në lartësinë e kërkesës që qytetarët kanë nga opozita.

Në këtë frymë, deputetët e opozitës kanë vendosur të bojkotojnë komisionet parlamentare, veç komisionit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.  

Ky komision pritet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 12.30 te Salla e Byrosë.

Komisioni hetimor “Për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën prokuroria po heton Saimir Tahiri, ish-Ministër i Brendshëm” do të diskutojë ditën  e nesërme 4 nënçështje.

-Miratim i listës së ekspertëve të jashtëm të cilët do të asistojnë në komisionin hetimor.

-Njohje e anëtarëve të komisionit me shkresat e ardhura në sekretarinë e komisionit.

-Njohje e anëtarëve të komisionit me shkresat që janë kërkuar nga mazhoranca për t’ju drejtuar institucioneve përkatëse.

-Vijueshmërinë e punës së komisionit hetimor lidhur me njohjen e informacionit  të klasifikuar.

Po ashtu, ditën e nesërme pritet të mbahen edhe 2 komisione të tjera, Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, por opozita nuk do të jetë e pranishme./55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 16:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...