×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Basha paralajmëron skandale të reja për Qeverinë... dhe një mesazh deputetëve të tij

Tuesday, 01 May 2018 10:46

Muaji maj do të ketë zhvillime të forta politike që do të tronditin qeverisjen. Ky ishte mesazhi që kreu i PD-së, Lulzim Basha, i dha deputetëve të tij në mbledhjen e grupit parlamentar ditën e hënë.

 

 

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura thanë për “55News.al” se, përmes një metafore, Basha informoi deputetët e tij se, pritet që në ditët në vijim të shpërthejë një skandal në radhët e qeverisë.

“Retë që kanë nxirë qiellin, do të shpërthejnë shumë shpejt”,- mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar.

Sipas kreut të PD-së, përmasat e skandalit të ish-ministrit Tahiri do të përfshijnë sërish qeverinë, ndaj edhe opozita duhet ta vazhdojë aksionin e saj në të gjitha format.

AKSIONI

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar sqarojnë se, PD-ja do të vijojë të mbajë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Sipas të njëjtave burime, deputetët demokratë do të vijojnë të bojkotojnë komisionet parlamentare me përjashtim të komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”.

Gjithashtu, demokratët do të vijojnë të mbajnë një qëndrim të njëjtë edhe në seancat plenare në Parlament, ku dy çështjet kryesore për të cilat do të flitet do të jenë: arrestimi i ish-ministrit Saimir Tahiri dhe lirimi i protestuesve kuksianë të arrestuar.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar gjatë mbledhjes se, opozita do të vijojë aksionin e saj brenda dhe jashtë Parlamentit, duke qëndruar fort në këto dy çështje.

Në mbledhjen e grupit parlamentar deputetët janë informuar edhe për faktin se numri i kuksianëve të arrestuar ka shkuar në pesë, pasi Policia ka ndaluar një nga protestuesit, që ishin shpallur në kërkim.

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha, për opozitën është e papranueshme që ish-ministri Tahiri gëzon lirinë, pavarësisht se është dokumentuar në komunikime me grupet kriminale, ndërkohë që protestuesit e Kukësit mbahen në burg, pasi kërkuan një të drejtë njerëzore.

Basha solli në vëmendje edhe qëndrimin që demokratët mbajtën në Kuvendin Kombëtar të PD-së, për protestuesin e Kukësit, duke theksuar se, ka një ndjeshmëri të lartë publike për ata qytetarë.

Edhe kjo e enjte parlamentare pritet të mos ketë një seancë të qetë, pasi opozita nuk do të lejojë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit. Basha ka udhëzuar deputetët e tij të bëjnë një opozitë të fortë, për të qëndruar në lartësinë e kërkesës që qytetarët kanë nga opozita./55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...