Tritan Shehu: Rama luajti rolin e Interpolit, Prokurorit dhe Gjykatesit për ekstradimet drejt Turqisë

Tuesday, 01 May 2018 18:50

Ka reaguar deputeti i Partise Demokratike Tritan Shehu duke rreth deklarates se kryeministrit Rama rreth mundesise te ekstradimit te anetareve te FETO-s drejt Turiqise.

Ne rrjetin e tij social FB z. Shehu shkruan: -"Z.Rama u shpreh e argumentoi dje edhe per mundesine e disa ekstradimeve drejt Turqise, duke dashur te luaje rolin e Interpolit, Prokurorit dhe Gjykatesit!

Nuk besoj se mund te kishte deshmi tjeter me shqetesuese nga nje Kryeminister, qe kerkon te marre edhe kompetencat e gjyqesorit.
Une nuk e di se cfare kane bere konkretisht ata njerrez; nqs jane fajtore te denohen ashtu sic e parashikojne ligjet perkatese.
Por di qe ne nje vend demokratik, ne nje vend qe eshte antare e NATO-s, qe aspiron BE e pret me padurim keto dite celjen e negociatave, duhet te respektohen me fanatizem procedura strikte, trasparente, vendime te bazuara te gjyqesorit, per te marre te tilla vendime.
Ne se paku duhet te sillemi si te tille, vecanerisht keto muaj...., vendi yne ka nje kuader ligjor specifik, te detyrueshem per tu respektuar nga kushdo!
Nuk kam degjuar deri me sot asnje Kryeminister te ndonje vendi demokratik, qe te shprehet ne ate menyre per te tilla ceshtje, pa vendime te gjykates se tij.
Nuk e di se si mund ta quajme kete pozicionim te djeshem te Kryeministrit, tendence per plotfuqishmeri, detyrim, servilizem, perpjekje per te demtuar procesin tone te integrimit europian, apo dicka tjeter?".

 
Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 18:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...