Rama tenton ta vë në lojë, inxhinieri i mbyll gojën live (VIDEO)

E mërkurë, 02 May 2018 21:28

Këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama doli përballë qytetarëve të Tiranës në një “seancë” pyetje- përgjigjesh, por ka qenë një koment i një inxhinieri i cili i ka mbyllur gojën kreut të qeverisë.

Qytetari, i madh në moshë, ka kërkuar mikrofonin për t’i drejtuar pyetje Ramës. Kryeministri e ka parë dhe i është drejtuar duke i thënë ndihmësit (atij punonjësi që shpërndante mikrofonat) që t’i japë mikrofonin atij zotërisë që ngjan si Karl Marksi.

Por kundërpërgjigja e qytetarit me profesion inxhinier, i ka mbyllur gojën Ramës.

Për më tepër ndiqni VIDEO, ndërsa më poshtë debatin e zbardhur mes Ramës e qytetarit.

Rama: Jepja pak zotnisë atje... atij lart që duket si Karl Marksi… me flokë të bardha, mjekër e mustaqe

Qytetari: Ske ca ti bësh, du me i ngja kryeministrit!

Rama: Ska njeri pa të meta, ke dhe ti të metat e tua

Qytetari: Të uroj sukses në këtë mandat edhe në mandate të tjera. Unë jam inxhinier gjeodet me licensë, vlerësues i pasurive të paluajtshme me licensë. Jemi 600 familje që i kapi ligji qiramarrës në pronën e shtetit, ish pronë private.

Qytetari më tutje ka shpjeguar se është strehuar në njërën nga shtëpitë e Bashkisë me kontratë 1 vjeçare dhe i ka kërkuar Ramës që këto familje të pajisen me shtëpi. Në përgjigje Rama ka thënë se është një problem nga “ato nyjet e së kaluarës që sdi nga ta kapësh”. Më pas kryeministri i është shmangur përgjigjes konkrete, duke thënë se nesër do të kalojë ligji për strehimin në kuvend, duke shtuar se ligji në fjalë nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet, por do të krijojë më shumë hapësira për të ndihmuar njerëzit.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...