Washington Post, për Tahirin: Iku si pengesë e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së

E Enjte, 03 May 2018 15:30

Dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit ditën e sotme ka bërë bujë në të gjithë mediat e huaja. Një lajm i Associated Press ka qarkulluar në mediat ndërkombëtare, përfshirë dhe Washington Post.

“Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ka dhënë dorëheqje si deputet për të lejuar hetuesit që të provojnë përfshirjen e tij në një rrjet të trafikimit të drogës. Saimir Tahiri tha të enjten se heq dorë nga ky post në mënyrë që hetimi të mos ndikojë në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, thuhet ndër të tjera në lajm.

Më tej në artikull është shkruar dhe një historik i shkurtër i angazhimit të Tahirit në politikë.

“Tahiri, që ka shërbyer si ministër i Brendshëm nën qeverinë socialiste nga viti 2013 deri në vitin 2017, akuzohet për lidhje të dyshuara me një grup të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të drogës. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar në Shqipëri dhe Itali. Tahiri ka mohuar lidhjet me grupin”, thuhet më tej në shkrim.

Në artikullin e Associated Press, ripublikuar nga mediat ndërkombëtare, përmendet fakti që në 2017-n parlamenti i hoqi imunitetin Tahirit, që në këtë mënyrë prokuroria të kontrollonte banesën e tij.

“Shqipëria pret që Këshilli Europian të miratojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në qershor”, mbyllet artikulli.

Screenshot_11.png

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 15:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...