Ministri Panariti: Qeveria po e mbyt bujqësinë, ta çlirojë nga taksat

E Enjte, 03 May 2018 16:28

Qeveria duhet të marrë në konsideratë çlirimin e plotë fiskal të sektorit bujqësor, për ta lënë atë që të rimëkëmbet dhe të ofrojë mundësi reale për njerëzit që jetojnë në fshat. Sugjerimi vjen nga ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, njëkohësisht deputet i LSI-së në Parlament. I ftuar në studion e TV SCAN, Panariti ka theksuar se një vendim i ndërmarrë së fundmi për taksimin e mbarështimit të blegtorisë ka sjellë rritje të kostove të produkteve të mishit dhe bulmetit.

Duke analizuar ecurinë e sektorit bujqësor,  ish Ministri i Bujqësisë ka theksuar se shkrirja e drejtorive rajonale të bujqësisë ka ndikuar negativisht në këtë sektor.

Ndërkaq, Panariti ka vlerësuar pozitivisht lehtësitë fiskale të ndërmarra në këtë sektor si dhe iniciativën e heqjes së TVSH-së për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.

Statusi i deputetit të LSI-së

Bujqesia ka nevoje per mbështetje me te madhe financiare dhe para se gjithash per lehtesim tatimor dhe tarifor ne te gjitha hallkat. Fara, fidani, plehu kimik, pesticidet, nafta, mekanika bujqesore te perjashtohen nga tvsh, nga akcizat, taksat e karbonit,ajo e qarkullimit, e ku ta di une te pakten per kater vite. Vetëm kështu bujqësia dhe fermeri do te mbijetoje ne nje treg te pameshirshem dhe agresiv.Vetem keshtu, fermeret mundet te jene dhe të mbeten konkurues. Mos u vini, pengesa, sterkembesha dhe kufij ne shitblerje me para ne dore fermereve! Jo treqind mije, por ne dy miljon leke te ngrihet steka e pagesave me para ne dore ne shitje. Mjaft qe te prodhojne dhe te shesin. Lerini te marrin fryme! Taksat tarifat, shkoni dhe kerkojini gjetke. Nuk nxirret dhjame nga pleshti, thote populli. Nuk njoh ndonje menyre tjeter per ta mbajtur fshatarin te lidhur me token, fermen dhe vendlindjen. Ne te kunderten, ata do ta braktisin ate duke emigruar jashte apo mbipopulluar qytetet. Duhet vepruar sa me pare.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 16:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...