Ramës i tregojnë vendin edhe ish-ministrat e tij, kritikohet nga Beqaj e Kodheli

E Enjte, 03 May 2018 17:47

Qeveria “Rama 2” la jashtë kabinetit disa nga ministrat që qeverisën në mandatin e parë të Ramës. Por sicc duket kryeministri ka harruar se hilet, më shumë se kushdoia dinë ministrat apo ish ministrat e tij.

Teksa sot Saimir Tahiri ka lëshuar bombën kundra kryeministrit, duke u shprehur se Rama po u bën sehir bandave dhe e kritikoi për vettingun në polici, ka edhe ish-ministra të tjerë të tij që e kritikojnë fort atë për mënyrën se si qeveris.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kritikat e tij ndaj qeverisë i ka për caktimin e festave lokale, një nisëm kjo e ministrave Klosi e Peleshi. Kritikat e Beqajt me atë që ai e cilëson si mungesa e balancës mes zonave të Veriut dhe Jugut të vendit, në disa projekte të rëndësishme që ka inicuar qeveria shqiptare. “Nuk ka balancim mes zonave të Veriut dhe Jugut, në përzgjedhjen që është bërë dhe listat që janë përpiluar në këto projekte”, deklaron ai.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kritikoi qeverinë sa i takon vendosjes së tarifës te ‘Rruga e Kombit’. Në seancën plenare të datës 5 prill, Kodheli kërkoi rishikim të tarifës dhe të investojë në rrugën e vjetër.

“I kërkoj qeverisë përpara se të rishikojë tarifën e mirëmbajtjes në favor të banorëve  të qarkut të Kukësit, të përkujdeset dhe të investojë rrugën e vjetër të Kukësit si një alternativë për banorët atje, të shikojë dhe të rikategorizojë të gjitha rrugët në vend dhe në këtë mënyrë ta thjeshtojë dhe diferencojë  sistemin e taksimit.

Të bëjë transparente, ku dhe si shpërndahen të ardhurat që vijnë nga taksa e qarkullimit, të vlerësojë pozitivisht të gjitha propozimet që ka bërë dje Komisioni i Ekonomisë”, deklaroi Kodheli në Kuvend. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...