Shtyp i lirë apo shtypja e lirisë?

E Enjte, 03 May 2018 18:39

Nga Luçiano Boçi

Liria e medias (e shtypit) është një nga kolonat themelore të demokracisë dhe shkalla e respektimit të saj përcakton sipas vëzhgimeve ndërkombëtare, nivelin e demokracisë.

Dita e shtypit të lirë e gjen vendin tonë me një liri të cunguar që shkon deri në një shtypje të së vërtetës.

Gjuha e informimit është zëvendësuar me gjuhën e komunikimit politik.

E vërteta ka humbur konturet dhe varianti ezopik i saj po shpërndahet me shpejtësi.

Mediat në përgjithësi kanë zbehur oponencën qeveritare dhe kanë stimuluar censurën dhe autocensurën.

Pozita e gazetarëve vazhdon të jetë vulnerabël për shumë arsye dhe sot mund të themi që kemi gazetarë të vërtetë por jo liri shtypi të vërtetë.

K/M e trajton median si zgjatim të kabinetit dhe rastet e daljes së tij (shtypit) kundër “vijës” trajtohen kërcënueshëm me sharje, linçime dhe porositje për goditje fizike, siç ishte rasti i televizionit “Zjarr”.

E gjithë kjo panoramë e shtypit në ditën e shtypit dëshmon gjendjen alarmante të demokracisë së deformuar shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...