Patentat/ Qytetarët 2 muaj në pritje, s’ka kartona

Premte, 04 May 2018 15:46

Qytetarët që pajisen për herë të parë me leje drejtimi automjeti apo ato që kanë aplikuar për patentën e rinovuar janë përballur me mungesën e kartonëve në sportelin e shpërndarjes së patentave.

Siç mund të shihet në video, radhë të gjata qytetarësh të cilët po presin për të marrë këtë patentë. Qytetarë të cilët po sorollaten dhe qytetarë të cilët prej dy muajsh nuk e kanë marrë patentën e tyre.

Për këtë problem qytetarët shprehen se ka mbi  1 muaj një problem i tillë.

Zgjidhja këtij problemi është shumë qesharake pas fleta që ju është dhënë duhet rinovuar çdo dy muaj dhe jashtë Shqipërisë nuk të hyn në punë .

Fjalët e plota të qytetarëve në intervistë për news24:

Qytetari – 1 Muaj. Keni ardhur më përpara këtu? 4 herë. Çfarë iu kanë thënë? Nuk ka kartona.

Qyetari –Çdo javë në Kashar atje harxhojmë lekët. Është humbje kohe për iu? Normal humbje kohe sakrificë jam në punë.

Qytetari –Kur e keni bërë aplikimin? Me 28 Mars edhe thanë hajde për sot. Sot nuk ka dal do vi të premten tjetër.

Qytetari –Nuk udhëtojë dot me këtë, ato letër nuk na kanë dhënë dhe nuk na lejohet kështu që do ecim në këmbë.

Qytetarët janë pajisur me një certifikatë përmbledhëse e cila ka afat 1 mujor por  kjo zgjidhje vlen vetëm për ata që duan të drejtojnë mjete brenda vendit, pasi për jashtë shtetit kjo certifikatë nuk shërben.

Keni bërë aplikim për patent? Po kam bërë. Sa keni? Kjo është dita e 43.Cfarë përgjigje keni marrë?

Qytetari: S’ka dal akoma. Është pak problem që kam dashur të udhëtoj jashtë shtetit dhe jam bllokuar se s’ma mori mëndja që do zgjaste mbi 40 ditë. Kjo është absurd.

Enea Andrea, përgjegjës informacioni DPSHTRR –Ky është problem kryesorë pra ne e kemi zgjidhur kopjen përmbledhëse për qytetarët brenda territorit shqiptarë. Kjo kopje nuk kemi marrëveshje për të dalë jashtë territorit shqiptarë dhe realisht ky është problem dhe ky është situatat dhe mirëkuptimi që ne kërkojmë pavarësisht se janë dëmtuar jo pak personat që kanë të nevojshme këtë leje drejtimi kombëtare e cila I jep të drejtën për tu pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ende nuk jep një datë të saktë se kur do të nis shpërndarja e kartonëve por sqaron arsyet e vonesës.

Enea Andrea, përgjegjës informacioni DPSHTRR-Bllokimi I tenderave jo vetëm I tenderit të lejeve të drejtimit por përgjithësi në periudhën parazgjedhore e kërkua kjo nga forcat politike për të mos u shfrytëzuar si fushatë elektorale. Bllokimi I tenderave solli një vonesë dy mujore e cila transmetohet në kohë dhe kjo solli vonesë. Ribërja e tenderit, afatet ligjore transparenca dhe u shpall fituesi. Nënshkrimi i kontratës është bërë në 26 Prill 2018 dhe tashmë jemi përpara faktit që ne si drejtori kemi mbyllur kontratën  për prodhimin e kartonave të lejeve të drejtimit me një kompani hungarese dhe tani duhet të respektojmë kohën që I duhet kompanisë për të nisur prodhimin e kartonave.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 15:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...