Edhe Ministria e Shëndetësisë mbledh të dhënat e qytetarëve, ja denoncimi i deputetit Gurakuqi

Premte, 04 May 2018 17:17

Nuk është vetëm ministria e Arsimit dhe Sporteve ajo që mbledh të dhënat private të prindërve përmes nxënësve, por edhe një tjetër institucion e bën një gjë të tillë. Është Ministria e Shendetesise dhe e Përkrahjes Sociale, mbi bazën e urdhrit te dhënë nga Kabineti i Kryeministrit, për mbledhjen dhe plotësimin e database te pacienteve, ka urdhëruar te gjitha drejtoritë rajonale te shëndetësisë, te bëjnë regjistrim te ngjashëm, te te dhënave private për pacientet. Denoncimi vjen nga deputeti i Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi përmes një statusi në FB.

Ja postimi i plotë i deputetit Gurakuqi

Ministria e Arsimit dhe Sporteve nuk është i vetmi institucion qe jep urdhra për regjistrimin e te dhënave private te qytetareve. Edhe Ministrja e Shendetesise dhe e Përkrahjes Sociale, mbi bazën e urdhrit te dhënë nga Kabineti i Kryeministrit, për mbledhjen dhe plotësimin e database te pacienteve, ka urdhëruar te gjitha drejtoritë rajonale te shendetesise, te bëjnë regjistrim te ngjashëm, te te dhënave private për pacientet. Ky regjistrim është urdhëruar te kryhet përmes një personi te caktuar për çdo qendër shëndetësore.

D.m.th., me urdhër te Kryeministrit Edi Rama, te dhënat private te te gjithë qytetareve shqiptare, duhet te vendosen ne sistemin e drejtuar politikisht, te Ministrisë se Punëve te Brendshme, Ministrisë se Arsimit dhe Sporteve, Ministrisë se Shendetesise dhe përkrahjes Sociale.

Kam mbi dy vite qe kam denoncuar kontrollin ilegal te te dhënave private nga Drejtoria e OSSH Tirane, ne bashkëpunim me Ministrinë e Sajmir Tahirit, për llogari te qendrës informatike te PSSH.

Sot, metastazat e kontrollit policor komunist te shoqërisë, janë shtrire ne çdo pore te administratës shtetërore.

Ftoj Prokuroren e Përgjithshme zonjen Arta Marku, qe është betuar mbi Kushtetute, te hape një hetim KRYESISHT mbi rastin, mbi bazën ku është mbështetur urdherdhenia dhe përdorimi i dhënave private te qytetareve.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 17:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...