Luan Rama: LSI nuk i braktis kurrë votuesit e saj

Premte, 04 May 2018 18:04

Në fjalën që tha gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LSI-së, deputeti Luan Rama është shprehur se LSI-ja nuk e braktis kurrë elektoratin e saj.

Sipas tij LSI tashmë po  bën një ridimensionim të partisë për të mbrojtur vlerat e saj.  Luan Rama nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë Rama duke u shprehur se ajo është një qeveri e krimit.

“Qeveria Rama ka njerëz të kriminalizuar, për më tepër se kaq kriminelët dhe i kanë çuar t’i bëjnë kryetar bashkie. Njerëzit këtë e dinë. Nuk ka përfaqësues të LSI-së që të ketë krijuar një kosto për LSI-në. Raporti ynë me qeverinë ishte për qytetarët. Bashkëpunimi jonë me PS ishte që të mos kishte kriza më të mëdha, ne kemi qenë një amortizator dhe kemi frenuar papërgjegjshëmrinë e qeverisjes së mazhorancës.

Mbi këtë bazë ne jemi sot përballë një prove të madhe, që t’u dëshmojmë njerëzve që LSI nuk ka braktisur vlerat dhe sot i shpalos më shumë. LSI-ja i mban njerëzit e saj dhe sot duhet ta dëshmojmë këtë. Respekt për ata 220 mijë votues. Kryesia ka vendosur  të nisë një fazë ridimensionimi në funksion të ridimensionit të kësaj vlere. LSI nuk ka qenë kurrë parti punësimesh.”, u tha deputeti i LSI-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...