U “mërzit” opozita për mandatin e Tahirit, Paloka – Ramës: Kllouni rishfaqet me surratin lyer me bojëra

Premte, 04 May 2018 18:14

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar dje sa i përket deklarimit të Ramës se opozita qenka mërzitur sepse Saimir Tahiri ka dorëzuar mandarin.

Përmes një reagimi në FB zoti Paloka shkruan: -“Kllouni qenka shfaqur prape me surratin lyer me bojra qe e bëjnë , si çdo klloun, te duket i lumtur dhe kur është ne kulmin e dëshpërimit.

Sipas tij opozita qenka mërzitur qe Saimir Tahirin ka dorëzuar mandatin...

Ne fakt opozita dhe shumica e shqiptareve po presin qe prokuroria dhe drejtësia te bëjnë gjene e duhur dhe te dërgojnë Tahirin pas hekurave. Kane kaluar disa ore qe kur pupili i Rames ka dorëzuar mandatin por ende nuk i janë vene hekurat.

Çfare ka ndryshuar qe nga momenti kur Prokuroria e krimeve te renda kerkoi arrestimin e Tahirit dhe Rama nuk e lejoi ?

Ka gjetur Tahiri ndonjë alibi qe e ka nxjerre te pafajshëm?

Ne fakt nga ai moment vetëm një ngjarje me shume ka patur lidhur me ceshtjen; kapja e Orest Sotes me gati 900 mije euro kesh dhe patentat e skafeve te Tahirit ne makinën e tij.

Kujtojmë qe ndërmjet akuzave te tjera , fillimisht Zagani e me pas opozita, kishin akuzuar Tahirin se zotëronte nje skaf qe gjithashtu përdorej nga Habilajt per trafik droge. Tahiri , si ne shume raste te tjera, kishte mohuar duke dale shpejt bllof. U përpoq te mohonte dhe lidhjet me Soten, po doli edhe me keq”.

Në vijim të këtij statusi nënkryetari i PD shkruan se: -“Qe pas kapjes se Sotes, Tahiri mbylli gojen, sigurisht i keshilluar.

Ky fakt i ri, e rendoi apo e lehtesoi poziten e Tahirit ...?

Atehere pse prokuroria qe gjashte muaj me pare kerkoi arrestimin me faktet qe zotëronte, sot kur fakte te tjera kompromentuese janë shtuar, nuk vepron?

E thjeshte; se nga ajo kohe kane ndryshuar dhe disa gjera te tjera te rëndësishme, Rama është kthyer ne kryeprokuror dhe kryegjykatës dhe qëllimi kryesor pse e beri këtë duke shkelur ligj dhe Kushtetute, ishte pikërisht Tahiri.

Kllouni shfaqet me gojën vesh me vesh , mbase i bindur qe tani ja hodhi shqiptareve dhe te huajve me gjoja dorëheqjen e Tahirit, por harron se nuk do bej gjë tjetër veçse do thelloj skandalin dhe do nxije me shume veten. Ne se deri dje justifikohej duke thënë qe drejtësia është e pavarur dhe ai nuk e urdhëronte dot, tani do ju tregoj dhe ndërkombëtareve se opozita ka te drejte edhe për akuzën tjetër, qe Rama kapi prokurorinë dhe gjykatat për te shpëtuar Tahirin dhe veten. Ndryshe Tahiri duhet te shkoj pas hekurave”.

“Kllouni tha se opozita qenka mërzitur dhe për kapjen e pronarit te bananeve ... Ne fakt ne presim te kapet pronari i vërtetë i 600 kileve kokaine. E me qe ra fjala; ku janë 600 kilet e kokainës qe duhet te ruhen si prove...? Mos mendo se do zhduken pa u marre vesh...

E ne fund , ata qe kapen Saimir Tahirin, qe kapen dhe Cekajn , e kane lakun gati . Megjithëse po e sheh me se miri se si po ja mbledhin lakun pak nga pak deri sa mos këtë me nga te luaj , kllounit nuk i mbetet gjë tjetër veçse te ngërdheshet nga sikleti .

Ne , po presim... tundi këmbët , se vetëm sa e shtrëngon lakun me shume.

Me urdhër Ramës, MAS ka nisur fushatën e  kundraligjshme për t’u marrë prindërve të dhënat personale  Qëllimi është që përmes nxënësve me qëllim përdorimin e tyre për manipulimin e zgjedhjeve”-përfundon statusi i Palokës në FB.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...