Braimllari: Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë

Saturday, 05 May 2018 15:08

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka diskutuar sot në lidhje me pozicionin e LSI-së në opozitë dhe mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një intervistë për “faxnews” Braimllari tha se do të jetë në koalicion me çdo opozitar që kërkon që të rrëzojë klikën kriminale që Edi Rama ka instaluar në drejtimin e vendit.

“LSI është e gatshme që nesër për të pasur zgjedhje të parakohshme, por zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Kjo klikë kriminale duhet të largohet njëherë e mirë nga vendi.

Sot kemi një klikë të korruptuar në pushtet, ku edhe projektligjet e këshillave bashkiakë projektohen në zyrat e oligarkëve. Ai i jep llogari vetëm oligarkëve, Edi Rama duhet të japë llogari fillimisht për krimin e organizuar, ky që ndërtoi policinë që duam, duhet të japë llogari për tre drejtues të policisë të cilët sot janë në arrati.

Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me çdo opozitarë dhe këtë qëndrim e ka bërë të qartë dhe kryetarja e LSI-së, jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo njeri që ka fokus interesin e vendit.

Rama është një njeri i papërgjegjshëm dhe jo serioz, largoi shqiptarët nga vendi, dhe i ka varfëruar ata në mënyrë që të mos kenë mundësi të ngrenë kokë. Fronti opozitar është i vendosur në largimin e Edi Ramës nga kjo qeveri”, tha Braimllari.

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 15:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...