Reforma territoriale dështim, vetëm 1% GDP shkon për 61 bashkitë dhe 12 qarqet

Diel, 06 May 2018 18:16

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali: Skemë ku bashkitë janë të detyruar të aplikojnë të qeveria qendrore për shërbime dhe funksione të vetat, e ka vetëm Shqipëria!

Edhe pse reforma territoriale është trumpetuar më të madhe nga qeveria Rama, sot ajo rezulton e pasuksesshme për të mos thënë dështim i plotë. Kur jemi në vitin e tretë hyrjes në fuqi ku ligji hyri pati kontestime nga opozita dhe jo vetëm për mënyrën se si u realizua duke mos marrë miratimin e saj, por edhe implementimi nuk u bë si duhet ose ishte më dy standarde, i zbatueshëm për bashkitë në të cilat drejtues ishin të majtë dhe veçanërisht përfaqësues të PS, kurse për bashkitë e djathta zbatimi i ligjit dhe pse i miratuar në mënyrë të njëanshme mbeti në letër. Kujtojmë që reforma territoriale që në startin e saj u realizua keq jo vetëm për bashkitë, por nuk u bë fare për qarqet.

Sot pas tre vitesh në një intervistë më drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së bashkive z.Agron Haxhimali prekim disa nga këto çështje, taksën e pronës dhe çfarë Shoqata e bashkive të Shqipërisë po bën për të iu ardhur në ndihmë bashkive.

Në një intervistë ekskluzive për 55news.al, z.Agron Haxhimali thotë se: -“Si çdo reformë strukturore edhe kjo ka shfaqur problemet e vete. Probleme që vihen re jo vetëm nga mënyra dhe qëllimi me të cilën u nis dhe u realizua, por edhe nga fakti se nuk po arrihet ajo çfarë pritej. Problemet konstatohen së pari nga vetë qytetarët që presin shërbime më të mira dhe qeverisje me pranë tyre. Por edhe vetë zbatuesit e kësaj reforme po ndeshen me pamundësitë për të ju shërbyer qytetarëve siç premtojë reforma. Pra zgjerimi i territorit, nuk po sjell së paku deri tani sinjale për bashki më të forta për shërbime të balancuar dhe më të mira. Dhe në aspektin buxhetor nuk solli zhvillime dhe ndonjë progres për ty theksuar”.

Më tej për 55news.al, drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive shton se: - “Vetëm 1% GDP shkon për 61 bashkitë dhe 12 qarqet, që s’ka ndonjë ndryshim me para reformën. Unë nuk mendoj që në këtë hark kohor është arritur qëllimi për arsye të mësipërme, por dhe për të tjera. Por, ndërkohë duhet pranuar që kjo reformë do kohën e vet të maturohet dhe bëhet funksionale dhe duhet ndërhyhet vazhdimisht për ta përmirësuar, duhet monitoruar dhe korrigjuar aty ku nuk funksionon. Dhe kjo është diçka normale dhe duhet bërë me qetësi dhe ekspertizë të mirë, që çon në bindjen e politikës që të pranojë dhe të hap debat dhe diskutim të gjerë horizontalisht dhe vertikalisht për të përmirësuar dhe bërë korrigjime të kësaj reforme në tërë dimensionet e saj, administrative dhe territoriale. Për mendimin reforma duhet të rishikohet e korrigjohet bashkë me nivelin e dytë të qeverisjen vendore siç janë qarqet që sot me shumë se asnjëherë më parë janë krejt jashtë loje dhe pa rol e funksion”.

Por zoti Haxhimali i përgjigjet dhe interesit tonë se konstatimit se edhe për mënyrën se si është implementuar Ligji i ri për pushtetin vendor ai ka ka pasur pakënaqësi nga mjaft bashki kryesisht ato të djathta për diskriminim nga qeveria. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive thotë se: -“ Sigurisht sistemi dhe mekanizmat që punojnë për bashkitë si dhe kuadri ligjor kanë mangësi që prekin gjithë pushtetin vendor. Por ajo që funksionon keq janë instrumentet e financimit dhe mekanizmi i granteve. Ky mbetet problem, skemë të tillë ku njësitë e qeverisjes vendore janë të detyruara të aplikojnë tek qeveria qendrore për shërbime dhe funksione te vetat, e ka vetëm Shqipëria. Dhe ky është mëse shumti instrument politik dhe financimet shkojnë të njësuara me afrimitetin politik. Këto skema dhe mekanizma duhet të zhbëhen, dhe këto burime financimi që i kontrollo qeveria duhet t’i ndahen secilës bashki.

Zoti Haxhimali përgjigjet dhe pyetjes së 55news.al se: - “Jemi në maj dhe që prej prillit kur shqiptarët përballen me një taksë të re nga qeveria siç është taksa e pronës cila shkon në buxhetin e bashkive dhe a është gjetur zgjidhja e duhur se si do të vilet kjo taksë për pushtetin vendor dhe ka pasur një debat mes jush dhe ekzekutivit për vlerën për disa shtëpi?. Sipas z.Haxhimali: -“Taksa pronës dhe kjo çështje është mjaft e debatueshme për faktin se nuk mori kohën e nevojshme për konsultime dhe nuk ju parashtrua siç duhet qytetarëve që të dinin çfarë dhe si dhe sa duhet paguanin dhe përfitimet. Megjithë problemet që ka në këtë drejtim si psh; mungesa e kadastrës fiskale etj, një lajm i mirë është se qeveria u tërhoq nga marrja e rolit të agjentit të mbledhjes së kësaj takse, duke e lënë këtë në përgjegjësi dhe kompetencë të vetë bashkive. Tani edhe në këto kushte dhe rrethana me shumë vështirësi, bashkitë duhet të ngrejnë strukturat dhe të fillojnë zbatimin e metodologjisë së re për mbledhjen e taksës së pasurisë dhe të bëjnë kujdes dhe të shmangin abuzivitetet dhe të respektojnë paketën e neneve të mbrojtjes sociale për shtresat në nevojë”. Pyetjes se: - “Sa Shoqata e Bashkive i ka ardhur në ndihmë pushtetit vendor sa i përket implementimin të reformës së re territoriale dhe cilat janë sfidat me të cilat përballët kjo shoqatë, zoti Haxhimali i përgjigjet duke pohuar se: -“Ne kemi rolin tonë shumë aktiv. Ne jemi bërë pjesë në dhënie mendimesh për hartimin e kuadrit ligjor duke sugjeruar që të jetë sa me i aksesueshëm dhe në përshtatje me praktikat e vendeve të zhvilluara. Shoqata advokon mbi rolin e bashkive, bën oponencë konstruktive me qeverinë në shërbim të bashkive. Këtu përmend këmbënguljen e shoqatës së bashkive që të ishin vetë bashkitë ato që duhet të mbledhin taksën e pasurisë, përkundrejt interesit të qeverisë për ta caktuar kjo e fundit agjentin. Roli jonë si shoqatë lidhet dhe me rritjen e kapaciteteve nëpër bashki, si dhe ofrimin e asistencës me projekte dhe kërkesat që ne ju bëjmë donatorëve brenda dhe jashtë vendit që të punojnë, investojnë në bashki dhe të monitorojnë decentralizimin”.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 18:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...