Berisha: Para ruse u përdorën kundër meje në 2013, akuzat për lobim të PD nga Mother Xhorxh

Tuesday, 08 May 2018 23:04

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u pyet për mundësinë e krijimit të një partie të re nga Astrit Patozi duke theksuar se PD ka nevojë për kontributet e të gjithëve.

Berisha: Në interesin gjeostrategjik, dy kanë qenë pikat e mjaltit më të kërkuara të tyre, Dardanelet dhe Durrësi. E gjithë dashuria gjenetike e Rusisë me Serbinë, ka qenë për Durrësin dhe kjo ka qenë e njohur. Natyrisht nuk mund të them se këto do të mbeten siç kanë qenë por përsëri janë. Faktori shqiptar është më antirus në Ballkan. Mother Xhorxh se është nga Sorosi, gjeti për të akuzuar PD-në për pro ruse. Së pari shumë mirë që ka një hetim. Së dyti, një herë dhe njëmijë herë po të hetohet nuk do të gjendet asnjë kontakt i PD-së me asnjë faktor rus, nuk do të gjendet asnjë kontratë sepse nuk ekziston dhe nuk gjendet një euro, një qindarkë financim rus tek PD. Qëllimi është për të maskuar këtu se ku është influenca ruse. Para ruse u përdorën kundër Sali Berishës në 2013-n.

Zheji: Kjo është për herë të parë. Kur janë përdorur në 2013?

Berisha: Së dyti, nafta shqiptare..zbarkuan kompanitë ruse, morën atë që morën dhe ikën. Së treti, ka një bankë këtu, me rrënjë dhe lidhje me parajsa fiskale, e përjashtuar totalisht nga ligji shqiptar me një fond në Moskë prej 500 mln dollarë dhe që po blen një nga një bankat në Shqipëri. Bankat greke po i blen kjo. Edhe Tirana Bank do të blihet. Në këtë bankë, e cila është bërë me flatra, shkon zonja Rama në kundërshtim me ligjet. Banka është e familjes Rama ku çohen në parajsa fiskale qindra milionë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...