Shkarkimi i Hadarmatajt, Vasili: Tashmë edhe Prokurorja e Përgjithshme gjymtyrë e krimit qeveritar

E mërkurë, 09 May 2018 18:54

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në “facebook” ka reaguar për shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj nga Arta Marku.

Vasili shkruan se prokurorja po shkatërron integritetin dhe paanësinë e organit të akuzë, “Prokurorja e pergjithshme shkallmon kryq e themel integritetin dhe paanesine e organit te akuzes duke e vene ate ne preherin e trafikanteve qeveritare.”

Postimi i plotë:

Prokurorja e pergjithshme tashme gjymtyre e krimit qeveritar.

Prokurorja e pergjithshme shkallmon kryq e themel integritetin dhe paanesine e organit te akuzes duke e vene ate ne preherin e trafikanteve qeveritare.
Shqiperia nuk ka me prokurore te pergjithshme dhe reforma ne drejtesi eshte shnderruar ne nje antireforme rrenuese te besimit te qytetareve.
Veprimet e prokurores kamikadze perbejne sot shkelje te tmerrshme te ligjit me pasoje tronditjen e rende te sigurise publike dhe krijimit te nje prokurorie telekomanden e te ciles e ka ne dore krimi i organizuar dhe trafikantet.
Ne vend qe te coje perpara drejtesise trafikantet e qeverise dhe pergjegjesit e sabotimit te zbulimit te rrjetit te trafikut te 613 kg kokaine, prokurorja shkarkon prokuroret e afte dhe vendos qellimisht prokurore medioker dhe me rekorde negative qe trafikanteve t’jua bejne fushe me lule hetimin dhe kriminelet e trafikantet t’ja hedhin drejtesise pa ju hyre nje gjemb ne kembe.
Ky organ akuze eshte vene haptas kundra popullit dhe eshte bere njesh me armiqte e tij trafikantet dhe kriminelet.
Por duhet ta dine mire keta uzurpatore te prokurorise se POPULLI NUK FAL dhe gjykimit te tij nuk do t’i shpetojne dot kurre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...