Lista e barnave/ Tritan Shehu: Qeveria po krijon monopole të rrezikshme

Premte, 11 May 2018 15:22

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, duke folur për çështjen e listës së barnave e ka akuzuar qeverinë se po tenton të krijojë monopole të rrezikshme.  Ai iu është bashkuar farmacistëve që kundërshtojnë listën e re të barnave, duke shtuar se u është hapur rrugë medikamenteve jo të sigurta.

Shehu theksoi se me vendimin për kontratën e re të ilaçeve që mori qeveria, sistemi farmaceutik po shkonte drejt elementeve shkatërruese.

Sipas Shehut importi nga të tretët është një praktikë kriminale, ndërsa shtoi se po krijohen monopole të rrezikshme. Po ashtu Shehu tha se lista e barnave është e jashtëligjshme, pasi ajo duhet të dilte që në vitin 2017.

“Në vendin tonë i është hapur rrugë medikamenteve jo të sigurta. Po krijohen monopole jo të sigurta, të rrezikshme. Shteti të imponon qytetarin dhe mjekun për alternativën e parë. Në gjithë botën nuk ka vetëm një medikament, por disa të tillë, në mënyrë që t’i jepet mundësi zgjedhje qytetarëve. Problemet krijohen për qytetarët. Unë dua të përshëndes Urdhrin e Farmacistëve për rezistencën reale që po i bën këtij vendimi. Sot janë në diskutim me Ministrinë e Shëndetësisë për të dialoguar. Problemi nuk është vetëm që të zgjidhet çështja vetëm me farmacitë, por edhe me qytetarët. Nuk mund të hiqet nga lista një medikament brenda 24 orësh, pasi pacientit mund t’i rrezikohet jeta. Lista e barnave është e jashtëligjshme, duhej të dilte që në 2017”, tha ndër të tjera deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 15:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...