Agron Duka: "Kufoma e freskët e Rilindjes", pengesa e vërtetë për integrim

Hënë, 14 May 2018 16:08

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, duke u shprehur se nuk janë sulmet e opozitës përkundrejtë qeverisë pengesa e integrimit, sicc pretendon ajo e fundit, por droga, trafiku dhe krimi, që kanë lidhje të ngushtë me qeverinë Rama.

Duka ka thënë se përballë kësaj politike duhet alternativa të reja , pasi koston për këtë po e paguajnë qytetarët.

Statusi i plotë

"Kufoma e freskët e Rilindjes"

Prej një kohe të gjatë, denoncimet e opozitës anatemohen si sulme ndaj integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Po si është e mundur që këta njerëz nuk kuptojnë që pengesë për Integrimin është droga, trafikimi i saj, krimi dhe marrëdhënia e tij e ngushtë me politikën?

Sigurisht kjo është një pyetje retorike, pasi ata e dinë mirë që janë pengesa e vetme. Integrimi nuk është problem i tyre, vetëm mbajtja e pushtetit me çdo kusht është ajo që prish gjumin e mazhorancës.

Kostot për këtë papërgjegjshmëri e mbajnë vetëm qytetarët. Prandaj të dhënat demografike flasin për një Shqipëri që shkon drejt shuarjes; neveria ndaj atyre që duhet të frymëzojnë besim dhe shpresë po zbraz jo vetëm vendin, por edhe maternitetet.

Kufoma e freskët e Rilindjes, është tashmë një model i dështuar i politikbërjes.

Përballë kësaj politike pa moral, arrogante, vetreferuese dhe autike duhen alternativa të reja.

Kërkohet një hapje e madhe drejt shoqërisë, jo vetëm ndaj atyre që tradicionalisht merren me politikë. Duhet të kërkojmë angazhimin dhe përfshirjen e qytetarëve që janë aktiv në komunitet, shoqërisë civile, intelektualëve, akademikëve, sportistëve, fermerëve, sipërmarrësve dhe gjithë atyre që duan të sjellin një frymë të re.

Jo për një përballje midis të djathtës dhe të majtës, jo për përplasje ideologjike; por për një betejë e të mirës kundër të keqes, e qytetarëve kundër krimit, e shpresës kundër shuarjes që kjo mazhorancë po prodhon.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 16:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...