Dështimet në Berlin dhe Paris, BE e ka vendosur fundin e Ramës

Tuesday, 15 May 2018 18:07

Me Edi Ramën nuk ka hapje të negociatave dhe ecja përpara në rrugën e integrimit është e pamundur.  Ky është mesazhi për shqiptarët që po vjen çdo ditë e më i fortë nga institucionet dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Dëshmi e qartë e kësaj është dështimi flagrant dhe kartonët e kuq që Rama ka marrë vetëm në ditët e fundit në kryeqytetet më të rëndësishme të BE-së, në Berlin dhe në Paris.

“Franca do të mendohet thellë për negociatat”, ishte përgjigjja e Presidentit francez Macron për kryeministri shqiptar sot, i cili kish vendosur që këtë herë të mos paraqitej me atlete në Elysée. Siç duket e ka parandjerë dështimin total.

Si ‘pulë’ e lagur u kthye pak ditë më parë Rama nga Berlini, pas ‘espulsos’ që mori nga Merkel. Për ditë të tëra Rama nuk e mori veten nga ‘dushi i ftohtë’ që mori nga Kancelarja dhe të gjitha institucionet gjermane gjatë vizitës zyrtare në Berlin.

BE e ka vendosur tashmë fundin e Ramës. Mesazhet për qytetarët shqiptarë janë të qarta. Mbështetja për Ramën do të thotë mbështetje për armiqtë e Shqipërisë, do të thotë të fundosësh aspiratën shekullore të shqiptarëve, anëtarësimin në familjen evropiane. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 20:54

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Firmosi arrestimin e Avdylajt, gjyqtari lihet i pa mbrojtur nga shteti

Kronikë

Firmosi arrestimin e Avdylajt, gjyqtari lihet i pa mbrojtur nga shteti

Komisioni i Mbrojtjes Fizike i hoqi gjyqtarit Bib Ndreca mbrojtjen e posaçme fizike. Ndreca ka patur dosjen e bujshme ‘Nr.339’, sipas të cilës konfirmohet vjedhja e votave dhe ndikimi në rezultatin...

Naftëtarët e Ballshit ultimatum qeverisë: Na ktheni përgjigje brenda ditës, ose..

Kronikë

Naftëtarët e Ballshit ultimatum qeverisë: Na ktheni përgjigje brenda ditës, ose..

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë ndërsa institucionet shtetërore kanë mbyllur sytë dhe veshët përballë krizës së tyre financiare pasi prej 6 muajsh...

Aksidentohet furgoni i Burgjeve me të burgosur brenda

Kronikë

Aksidentohet furgoni i Burgjeve me të burgosur brenda

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm, ku për pasojë një polic ka mbetur i lënduar. Ngjarja ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Qesarat...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!