Si e shpëtoi gjykata Ramën nga ekzaminimi psiqik

Hënë, 21 May 2018 14:33

Gjykata e Beratit rrëzoi padinë e ngritur nga LSI kundër Edi Ramës, në të cilën kërkohej ekzaminimi psiqik i shefit të qeverisë. Kërkesa mori shkas nga deklarata e Ramës në fushatën e zgjedhjeve të 25 Qershorit ku ai kërkoi angazhimin e policëve në fushatën e PS dhe më pas kërkoi falje.

Duke marrë shkas nga papërgjegjshmëria e deklaratës së Ramës dhe duke qenë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e njohin nga afër, LSI vendosi të kërkojë ekzaminimin psiqik të kryeministrit, por kërkesa u rrëzua nga gjykata e Beratit. “Përtej vlerësimit ligjor të sjelljes së Kryeministrit, Lëvizja Socialiste për Integrim, çmon të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri pasi dukshëm me këto deklarata ai tregon qartë se nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike”, thuhet në dokumentin që i është dorëzuar në prokurori dhe për të cilin LSI-ja ka vënë në dijeni edhe Presidentin dhe selitë diplomatike.

Pak ditë më parë në media doli një foto e vjetër e Edi Ramës, ku muret e shtëpisë së tij në vitin 1992 ishin bojatisur dhe kishin mbishkrime në një mënyrë që shumë menduan se kryeministri ka pasur probleme mendore.

Më poshtë mund të shihni faksimilen e vendimit të gjykatës, për mosnisjen e gjyqit ndaj kryeministrit Edi Rama.

padia1

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 14:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...