×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Si përballon dot akuzat e opozitës, Braçe bëhet “burrë” dhe largon gazetaren

Hënë, 21 May 2018 14:26

Nervat e akumuluara nga sherri me deputetët e opozitës për vëllain e Fatmir Xhafajt, Erjon Braçe, ia ka nxjerrë gazetarëve.

Në një moment kur ka dëgjuar gazetaret të qeshin, Braçe iu është drejtuar gazetares së "News24", Marsela Karapanço me fjalët “Mos rënko ti aty”, ndërsa kur ka parë atë të "Report Tv", Esiona Konomi duke qeshur e ka nxjerrë jashtë: “Ti me syze, dil pak përjashta, dil përjashta që të kuptosh se ka etikë këtu. Shkoj bëje te PD këtë që bëre këtu’’.

Të dyja gazetaret kanë dalë jashtë në heshtje, ndërsa të tjerët vazhduan të ndjekin Komisionin e Ekonomisë.

Prej disa ditësh në komisionet parlamentare, deputetët e opozitës kanë vetëm një temë për të diskutuar, atë të vëllait të Ministrit të Brendshëm të përfshirë në trafik droge dhe kjo ka shkaktuar nervozitet tek deputetët socialistë.

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 14:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...