VIDEO/ Kryemadhi, Ramës: Shqiptarët ta dhanë mesazhin, dil nga tuneli i krimit

Saturday, 26 May 2018 13:29

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme.

‘Në emër të të gjithë simpatizantë dhe anëtarëve të LSI që morën pjesë në protestën e organizuar dua të falënderoj  të gjithë anëtarë që nuk patën mundësi të marrin pjesë në protestë apo nga vendet e punës, t’i falënderoj për forcën dhe kurajën që dhanë për mijëra protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Dita e sotme ishte një protestë opozitare për të treguar se është një opozitë e bashkuar që e bashkon përditë Shqipërinë me BE dhe është vetëm qeveria e krimit dhe drogës e Edi ramës që e largon Shqipërinë nga BE.

Dua ta falënderoj të gjithë ata policë që kryen me ndershmëri detyrën dhe dënoj ata që dhunuan gaztorin kryeredaktorin e Rilindjes Demokracisë dhe i kërkon prokurorisë të dënojë ata që dhunuan gazetarët.

I bëj thirrje Edi Ramës të dalë nga tuneli i krimit ku ka hyrë, sepse tani është vetëm. Shqiptarët e kanë lënë vetëm përfundimisht, por edhe drejtorët e ministrat e kabinetit të tij. Të largohet për ti dhënë një shans Shqipërisë që të bëhet pjesë e BE-së’, tha Monika Kryemadhi.

Modifikuar më Saturday, 26 May 2018 13:34

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...