VIDEO/ Basha: Policia dhunoi, Rama e Xhafaj do të mbajnë përgjegjësi

Saturday, 26 May 2018 14:05

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar në spital kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmin, pasi ky i fundit u godit dhe dhunuar nga policia gjatë protestës.

Në një prononcim për mediat Basha u shpreh se ishte një protestë paqësore, por dhuna e ushtruar ndaj Blendi kasmit dhe protestuesve të tjerë ishte një tregues sesi Policia do të jetë në shërbim të familjes mafioze Xhafaj sa kohë do të jetë ai ministër i Brendshëm.

“Kuksianët janë ende në burg, Kasmi në spital, ndërkohë që Xhafaj u përcoll me nderime nga policia në Vlorë vetëm që të shpëtonte familjen subjekt i ligjit antimafia.

Ndaj Fatmir Xhafaj nuk mund të rrijë në krye të ministrisë së Brendshme, se ai përbën një rrezik për sigurinë, se qytetarët e thjeshtë e të pambrojtur do të keqtrajtohen ndaj largimi njëherë e mirë i Fatmir Xhafaj është i padiskutueshëm për sigurinë jo vetëm të opozitës por të qytetarëve.

Rama që mbrojti dhunuesin e grave dhe vajzave. Është emergjencë kombëtare jo thjesht e opozitës Për sigurinë e gazetarëve, është emergjencë e brendshme edhe largimi i njeriut që ia ka dorëzuar ministrinë e Brendshme krimit e drogës. Pa shkëputur lidhjet e krimit me qeverinë, integrimi është i bllokuar.

Ju falënderoj edhe njëherë për mbulimin e protestës qytetare, shpreh mirënjohjen për ata gazetarë që ishin në krye të detyrës. Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës do ti bëj të ditur se do të mbajnë përgjegjësi’, tha Basha.

Modifikuar më Saturday, 26 May 2018 14:12

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...