Shenjat e frikshme të mpiksjes së gjakut që nuk duhet të injoroni

Tuesday, 05 June 2018 11:40

Mpiksja është një grumbullim i qelizave dhe proteinave në gjak. Ajo ndihmon në ngadalësimin e gjakderdhjes pas plagosjes. Zakonisht shpërbëhet pas shërimit. Nëse jo, ose nëse formohet kur nuk duhet, mund të bllokojë enët e gjakut.

Çfarë problemesh mund të shkaktojë?

Mpiksja e gjakut mund të çojë në probleme serioze, deri në vdekje. Nëse shfaqet në arterie, mund të shkaktojë atak në zemër ose goditje në tru. Nëse shfaqet në venë, mund të ndieni dhimbje dhe ënjtje. Një mpiksje e thellë në trup quhet tromboza e venës së thellë. Ndërsa në mushkëri është embolizmi pulmonar. Të dyja këto janë gjendje të rënda shëndetësore.

Zbuloni simptomat që paralajmërojnë për mpiksje gjaku, faktorët që ju rrezikojnë dhe si ta parandaloni.

Faktorët e rrezikut

Mund të zhvilloni mpiksje gjaku nëse plagoseni ose tërhiqni keq muskulin. Ndonjëherë as nuk mund ta dini që keni mpiksje gjaku. Rreziku është më i lartë nëse:

  • Keni kryer një ndërhyrje kirurgjikale ose qëndroni ulur për një kohë të gjatë
  • Jeni mbipeshë ose obezë
  • Vuani nga diabeti ose kolesteroli i lartë
  • Jeni mbi 60 vjeç

Simptomë: Ënjtje

Nëse mpiksja zhvillohet ngadalë ose ndalon rrjedhjen e gjakut, mund të shkaktojë ënjtje të enëve të gjakut. Nëse shfaqet në këmbë ose pulpë, shpesh është shenjë e trombozës së thellë të venave. Mund të keni mpiksje gjaku edhe në krahë ose bel. Edhe nëse mpiksja largohet, një në tre njerëz kanë përsëri ënjtje dhe ndonjëherë dhimbje dhe plagë nga dëmtimi i enëve të gjakut.

Simptomë: Ngjyra e lëkurës

Nëse mpiksja bllokon venat në duar ose këmbë, lëkura fillon të mavijoset dhe të marrë një ngjyrë si të kuqe me hije blu. E gjithë lëkura e trupit gjithashtu ndryshon ngjyrë nga dëmtimi i përgjithshëm i enëve të gjakut. Embolizmi pulmonar në mushkëri mund të shkaktojë gjithashtu zbehje të lëkurës, mavijosje dhe ndjesi të ftohti.

Simptomë: Dhimbje

Dhimbja e papritur, intensive e kraharorit mund të paralajmërojë për zhvillim të embolizmit pulmonar ose mund të jetë shenjë e një ataku në zemër si pasojë e bllokimit të arteries nga mpiksja e gjakut. Mund të keni dhimbje edhe në krahë, sidomos në të majtin. Dhimbja është më e madhe në vendin ku është formuar mpiksja, si për shembull në këmbë, stomak ose poshtë fytit.

Simptomë: Probleme me frymëmarrjen

Është një simptomë shumë e rëndë që mund të paralajmërojë për mpiksje të gjakut në mushkëri ose zemër. Mund të keni gjithashtu rrahje të shpejta zemre, djersitje të shumtë ose gjendje të fikëti.

Nëse dyshoni për mpiksje gjaku

Flisni me mjekun ose kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme. Mpiksja mund të jetë vdekjeprurëse, dhe nuk mund ta dini me siguri derisa të kontrolloheni.

Si ta parandaloni:

Fillimisht, mbani një peshë normale të trupit, ushqehuni mire dhe kryeni aktivitet fizik. Gjithashtu:

  • Mos u ulni apo qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë, sidomos pas një udhëtimit të gjatë ose një ndërhyrje kirurgjikale
  • Nëse punoni në zyrë, çohuni dhe lëvizni sa më shpesh të mundeni.
  • Flisni me mjekun nëse mund të keni nevojë për ilaçe që luftojnë mpiksjen, si antikoagulantët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...